Ndërsa ekipi kombëtar zbret në fusha të gjelbra stadiumesh dhe luan për krenari e dinjitetin e një kombi, ekranet tona televizive e kanë ndarë me kohë mendjen që të bëjnë biznes, me qëllim që “të bëjnë ndonjë lek” në emër të patriotizmit dhe asaj krenarie. E kthejnë në pazar. Madje edhe me një zhurmë të tejskajshme e marramendëse reklamash “non stop” në ekrane që ngrenë adrenalinën dhe pasionin për kombin dhe ekipin përfaqësues në shërbim të interesit me filozofinë “të fitojmë me patriotizmin”, i cili nuk mungon. Kështu ka ndodhur edhe me ndeshjen e fundit, në Slloveni, por edhe me disa takime të tjera të kuqezinjve, të cilat për Televizionin Publik Shqiptar janë “ekskluzive”. Në momentin që shqelmohet topi, menjëherë në ekran shfaqet sigla që ta ndalon ta ndjekësh më tej takimin. Ndërkohë që “ustallarët” e këtij biznesi bllokojnë me shpejtësi edhe sitet e internetit, pasi nuk duan që të ketë rrjedhje. Qëllimi i vetëm është blerja e paketës sportive. Dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe vetëm me TVSH, i cili, larg funksionit të të qenurit publik, hyn në pazare me privatët. Televizioni publik e ka për detyrë që të transmetojë për të gjithë bashkëkombësit e tij kudo që të ndodhen ndeshjet e kombëtares së tyre. Këtë e bëjnë gjithë televizionet publike të botës, pa asnjë pagesë. Ky institucion i madh publik nuk ka të drejtë aspak që t’ua mohojë këtë edhe kur emigrantët janë përfshirë në paketën e dixhitalit, ku televizioni ynë publik është dhe transmeton në valët tokësore ashtu si edhe brenda kufijve të Shqipërisë për qytetarët e vet. Të gjithë të emigruarit, edhe pse janë larg vendit të tyre, faktikisht paguajnë si taksapagues rregullisht detyrimin në fund të viteve për televizionin, njësoj si ata që janë aty brenda kufijve, me faturat e mirëmbajtjes për dritat dhe ujin. Në paketat sportive assesi nuk mund që të jenë çështje pazari ndeshjet e kombëtares. Ekranet private si kudo marrin përsipër që të transmetojnë Champions League, Europa League dhe takimet e kombëtareve të tjera, të cilat është normale që të jenë ekskluzive të tyre. Në Francë, ku jetoj prej shumë vitesh, televizioni publik që transmeton pa pagesë deri në Paqësor në Polinezinë e largët e deri në Karaibe, Guadalupe, Martinikë e Guajanën Franceze në Atlantik, shfaq jo vetëm kombëtaren franceze, por edhe ndeshjet e skuadrës kampione të vendit në Champions League dhe të fitueses së Kupës në Europa League. Kjo ndodh edhe në Gjermani, Spanjë, Portugali e gjetkë. Të gjithë tê huajt në Evropë e kudo në botë i ndjekin falas ndeshjet e kombëtareve të tyre. Këtë shërbim ua siguron Atdheu, që nuk i përbuz dhe nuk i harron. Por nuk ka ndodhur kështu më pare. Pas ndeshjes me Norvegjinë në Oslo, atëherë kur u rrit adrenalina dhe të gjithë filluan që të ëndërrojnë botërorin, televizioni publik filloi “censurën”, gjë që nuk e kishte bërë më parë. Dërgon pullën dhe të ngrin ekranin, duke të thënë: “Shkund xhepat. Hidh ca euro dhe nëse je patriot bli me “se s’bën“ paketën sportive për llogari të privatit, se aty kam edhe unë pjesën time”. Kësaj i thonë të biesh në dorë të pazarxhinjve dhe të të rrjepin në emër të patriotizmit.
Aleko Likaj, Gazetar sportiv, Francë

Nje shkrim me shume vend por kush e lexon? Une jetoj e punoj ne France por ne çdo rast kur luan Kombetarja e Frances Televizionet Shtetrore e japin ndeshjen siç ashte TF1.Ndersa ne Shqiperi ndodh e kunderta,kjo sepse kete televizion e drejtojne maskarejt e pazarexhijte .
Pershendetje Aleko Likaj per kete shkrim-fshikullim ndaj batakcinjve te kombit. Ky shkrim duhet te shperndahet ne gjithe site-t, qe ta lexoj cdo shqiptar per te detyruar pushtetaret te zbatojne nje politike kombetare dhe jo “xhepiste” sic do thoshte Aleko Likaj
Kjo eshte skandaloze.Te jesh i abonuar dhe te mos shohesh ndeshjet e kombetares do te thote se TVSH-ja punon privatisht dhe shteti ben sehir.Le te zhduken keta hijena qe kane pushtuar gjithe kombin per interesa private.
Eshte TVSH e Kanibalit Sali Berisha, i cili sic hegri te gjalle Shqiperine,ashtu hengri dhe futbollin.
Jemi i vetmi vend ne Evrope qe nuk kemi nje stadjum te pranushem nga FIFA!!
Sali hajduti premtoj se do bashkepunoj me federaten, por mashtroj.
Nqs. televizioni Shtetëror do të shkurtonte ,jo shumë por 50 punonjës nga stafi parazit prej qindra vetësh , do të mjaftonin të ardhurat për transmetimin në TVSH edhe të kompeticioneve si liga e kampioneve ; liga UEFA ; formula 1 ;moto GP etj.
Ndaj ky “dinosaur mediatik” ka nevojë urgjente për reformë në platformën e tij në shërbim të taksapaguesve.