Partia Demokratike denoncoi sërish sot dhënien e tenderave për djalin e deputetes socialiste Valentina Leskaj, kësaj here nga Ministria e Bujqësisë.
Deputetja Arbiola Halimi tha se tenderi jepet për mbikëqyrjes të punës për rehabilitimin e digave dhe për të përgatitur planin e menaxhimit të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman.
“1 milionë e 620 mijë euro për letra pra, që firma e djalit të zonjës Leskaj të prodhojë disa letra. Nëse këto para do të ishin investuar për të rregulluar digën e Semanit, për të thelluar lumin, me siguri nuk do të ishin përmbytur qindra familje e biznese siç ndodhi një muaj më parë në Fier e në Vlorë”, theksoi ajo.
