Partia Demokratike ka reaguar mbi deklaratat e Ramës për operacionin në Lazarat. Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, marrë shkas nga vizita e Kryeministrit në Berlin, shtroi pyetjen:
“A do tu tregojë Rama gjermanëve se po qeveris me të inkriminuar?”
Sipas saj herën e fundit që Edi Rama ishte në Gjermani, kancelarja Merkel i kujtoi atij rëndësinë e sundimit të ligjit dhe sigurinë juridike. Në këtë kontest Vorpsi sërish shtroi pyetjen: Çfarë do të thotë kësaj radhe kryeministri në Berlin?
Deklarata e zëdhënëses Vorpsi
Herën e fundit që Edi Rama ishte në Gjermani, kancelarja Merkel i kujtoi atij rëndësinë e sundimit të ligjit dhe sigurinë juridike.
Çfarë do të thotë kësaj radhe kryeministri në Berlin.Do t’u tregojë partnerëve gjermanë se në krye të qarkut të Vlorës ka vënë një person të përfshirë në rrëmbimin e një vajze të mitur në Itali.
Do t’u tregojë vallë gjermanëve që kanë investuar kaq shumë në sistemin e ujësjellësave në Shqipëri, se drejtor të ujësjellësit të Patosit ka caktuar një të dënuar në Greqi për trafik droge me 16 vite burg.
Do t’u tregojë vallë Edi Rama gjermanëve se sistemin e transportit të rrethit të Sarandës ia ka besuar një personi të arrestuar me 750 kilogramë drogë.
Po për sigurinë juridike dhe sundimin e ligjit, a do t’u tregojë vallë Kryeministri Edi Rama, partnerëve gjermanë, se ka javë e muaj që ai vetë nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ky është sistemi që ka instaluar në vend Edi Rama:
“Alles ist nur Unsinn”, (Të gjitha të tjerat janë vetëm gjepura!)

Ne qofte se do te quanim kriminele keta qe po na qeverisin tani (Ramen),nuk di se si mund te quanim Berishen,Bashen e te Tjere qe vrane me gjakftohtesi,diten ne dreke 4 qytetare te pa fajshem,bene kerdine ne Gerdec me 26 te vdekur,vodhen me qindra milione evro ne Rrugen e Kombit,e …..,sikur te mos mjaftonin keto,i falen Greqise me qindra km.katrore det…?! Nuk ka te numuruar mali me krime i tyre,por s`di emer tjeter si t`i quaj.PARTIA JUAJ ESHTE E GJITHA E ZHYTUR NE KRIME,SEPSE NE KRYE KA PASUR E VAZHDON TE KETE BANDITE ANTISHQIPTARE TE BETUAR.