Partia Demokratike ka paralajmëruar sot nisjen e një aksioni për të detyruar qeverinë të ulë çmimin e naftës për qytetarët. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PDse, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për mos marrjen e masës që do të lehtësonte shqiptarët nga ccmimet e larta, ndryshe nga gjithë vendet e tjera.
Sipas Tabakut, 10 lekë në ccdo 100 lekë të ccdo qytetari shqiptar shkon për shpenzimet e karburantit.
“Jemi i vetmi vend në rajon ku qeveria në mënyrë të hapur i ka shpallur luftë konsumatorëve dhe qytetarëve duke mbështetur përmes një pakete fiskale të gjithë oligarkët të cilët blejnë naftën më lirë jashtë duke e shitur atë më shtrenjtë tek qytetarët. Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë fakt dhe do të ndërrmarë një aksion qytetar për të ushtruar presionin e saj
ndaj qeverisë për të rishikuar rritjen e taksave dhe uljen e cmimit të karburanteve. Përmes çdo forme demokratike në mbrojtje të interesave të gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Z.Tabaku keto probleme nuk zgjidhen me aksione i sidomos me deklarata. Me qenese Partia ku ju militoni u kthye ne Parlamet kerkojuni deputeteve te pergatisin projktligje dhe te luftojne qe ato te miratohen ne parlament me qellim qe te krijohen hapesira e garancira qe ne ekonomin tone te veprojne ligjet e kongurences, oferte-kerkeses etj. etj.
Se dyti, do te ishte me mire te benit ivestigime serioze dhe objektive, analiza te fakteve mbi dukurit qe ju shqetesojne dhe t’i shkruani ato thjeshte, por kryesorja me vertetesi profesionale e shkencore, qe te kuptojne shqiptaret pse ndodhin keto paradokse me cmimet ne pergjithesi dhe me ato te karburanteve ne vecanti. Atehere shqiptaret do te kuptonin dhe aq me shume do te beheshin te vetedijshem ne vidhen apo plackiten nga “FAMILJET E MEDHA” apo mafia shqiptare dhe rrjedhimisht do te reagonin fuqishem sipas te drejtave qe u japin ligjet demokratike.
Per tju hequr merzitjen qe mbase ju shkatova duke shkruar keto dy mendime me nivel te pa mjaftueshem kulturor, sepse une nuk jane specialist e aq me shume teoricen ne fushen e ekonomise, po ju tregoj edhe arsyen, qe eshte tragji-komedi e fresket: I nderuari President i sindikatave nga tribuna e protestes se fundit, qe beri populli ne Tirane, ndermjet te tjerava tha se duhet te ndalojme qeverine “TE RITE CMIMIN E AKSIZES…” Ky zotni nuk ka aftesi te udheheq levizjet sindikaliste ne vendit tone, sepse nuk ka te qarta as termat elemntare te ekonomise e cila eshte objeti kryesor i sindikatave ne cdo vend te botes, sepse minimalisht do te dinte se aksiza nuk eshte malle qe te ket cmim. Menjeher do tju regullohet humori n.q.s. perfytyroni Z.President ne nje takim me punonjesi duke ju pergjigjur pyetjes “si ndikon akzsiza ne pakesimin e te ardhurave reale te punonjesve, e aq me shume po te jete duke folur para parlamentit per nevojen e ndryshimit apo pasurimit me ligje te Kushtetutes ne interes te ritjes ekonomike per te permiresuar standartet e anetareve te sindikatave.?”
Me respekt V.Duka.