PD akuzon Ramën për lejet e ndërtimit por nuk specifikon për cilat leje

Saimir Lleshi

Partia Demokratike thotë se lejet e ndërtimit janë dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim të sotëm, opozita nuk përmend se për këtë leje bëhet fjalë por një ditë më parë pati një reagim nga qeveria në lidhje me lejet e dhëna për Mihal Delijorgjin, i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit.

Edi Rama gënjeu dje shqiptarët duke dashur t’i ikë përgjegjësisë për lejet e ndërtimit që ka dhënë me firmën e tij. Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë prej këtyre lejeve të ndërtimit. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore”, thekson Partia Demokratike.

Opozita thekson se kryeministri bllokoi dhënien e lejeve të ndërtimit gjatë vitit të shkuar. “Pasionin e Edi Ramës për betonizimin korruptiv dhe arbitrar nuk ka shqiptar që nuk e njeh. 20 përqindshi i famshëm i lejeve të ndërtimit zuri vend edhe në raportin e punës së OSBE-së që deklaron se Edi Rama ka një pasuri prej 200 milionë euro që menaxhohet në llogari “off shore” nga të afërmit e tij”, thuhet më tej. /Dita/

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Pd-ke mahana do dhe noton me dy gisht uje.Ju njohim se kush jini ju te pd-ke.Jini hajdute e mashtruesa,njerez qe shisni vehten tuaj andej nga europa.Jini me keq se prostitutat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *