PD, Alibeaj: Vettingu ka dështuar, ktheu në detyrë gjyqtarin që liroi Arben Frrokun

Ornela

Partia Demokratike thotë se konfirmimi në detyrë i gjyqtarit që liroi nga burgu Arben Frrokun, Dritan Hallunaj, është një kambanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë.

“Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës Arben Frroku, vrasësit të komisarit Dritan Lamaj, është kambanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë dhe provë e qartë se vettingu nuk po ndëshkon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar”, tha Enkelejd Alibeaj i cili ka postuar edhe video të vendimit që kishte dhënë Hallunaj për Frrokun.

Sipas Alibeajt, ky vendim për Arben Frrokun, i cili më pas në të gjitha shkallët e gjykimit mori burgimin e përjetshëm, është shkak i mjaftueshëm për të shkarkuar nga detyra një gjyqtar.

“Nëse gjyqtarët konfirmohen në detyrë pavarësisht se kanë liruar nga burgu vrasës dhe individë të lidhur me krimin e organizuar, atëherë vettingu ka dështuar të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Kjo ishte e vetmja pritshmëri, e shprehur edhe nga ambasadori Donald Lu, 3 vjet më parë, kur komentoi rastin e Arben Frrokut dhe gjyqtarit që i dha pafajësinë”, vijoi Alibeaj.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin se “procesi i vettingut, i diktuar nga Edi Rama, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, në kundërshtim me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë”.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • E ke gabim o ti Alibeaj, ai Hallunaj pikerisht se i dha liri atij Arben Frrokut ne salle te gjygjit e kaloi Vettingun. Ku ka prove me te mire se kjo? Pastaj Frrokun e shpallen ne kerkim, kur duhej shpallur ne arrestim ky Hallunaj qe e liroi. Pthuuuu pushtet qelbesirash Kerkojne dha justifikim pasurish kur ka kesi plehra si ky Hallunaj qe lirojne vrases qe me pas shpallen ne kerkim dhe kalojne ate palo-Vetting leshi.

  • Pikerisht tani shqiptaret, 95 perqind kane filluar te besoj-
    ne se vertete “Vettingu” sapo ka filluar te linde dhe po jep
    rezultatet e para.
    Z . Alibeaj,nipi i Isa Toskes, kriminelit me ne ze ne zonen
    e Myzeqese, kur per banden tuaj mafioze,me “Godfahter-
    in” ne krye, “Vettingu ka deshtua” , kjo ne shqiotareve te
    thjeshte,95 perqind, na mbush plot shpresa se ju bandi-
    tet e Saliut dhe te Lulushit shume shpejt do te perballeni
    me drejtesine,sidomos,kreret e kesaj bande. Ne jemi be-
    simplote se se shpejti do te kemi rezultate te thella ne
    fushen e Vettingut. Me kete dua te them se Vettingu do te
    perfshije te gjithe: majtas,djathtas,lart – poshte. Themelet
    e gjithe sistemit do shkrumbezohen duke dhene jo vetem
    llogari per pasurine e krimet e tyre ,por ajo qe ka rendesi,
    Vettingu do te ndjeke rrugen “LLALLA” venjen nen seku-
    stro te pasurise se gangsterve plackites duke filluar nga
    Berisha dhe banda e tij,Basha me milionat e zhdukura, Ilir Floriri,ku ka shkuar floriri, Fullhajnat me 21 milion Eu-
    rot,ku shkuan ?! E keshtu me radhe, dhe duke qene se
    tash per tash ne krye te Vettingut formalisht qendron
    K/ministri aktual eshte lene per ne fund, sic i thoni ju mo-
    dernet tani: “qershia mbi torte” . Edhe do t’i nenshtrohet
    Vettingut. Ju zoterinj te bandes mafioze pedeiste kot i bini
    ne qafe Kryeministrit aktual sepse ashtu si ju,Ai mund te
    kete abuzime por jo krime. Mbi Monstren e Vicidolit,per-
    vec hajduterise,rendojne nje mal me krime.

  • Nuk ka deshtuar vetingu se vetingu mer inkurajimin nga te gjithe perfaqesuesit e BE dhe SHBA.
    Ka deshtuar perpjekja e dyshes Berisha-Meta per te sabotuar vetingun.
    Pas krijimit te instituciomeve te reja te gjyqsorit, vetingu kalon te politikanet.
    Atehere do shohim sa trima jeni. Majtas e djathtas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *