Me sa duket, Partia Demokratike nuk e ka kaluar edhe me aq humor punën e gjobës së vendosur nga Bashkia e Tiranës për vandalizimin e qytetit gjatë protestave të 8 dhjetorit të kaluar.
Por, gjoba 163 milion lekë duke se i ka dhembur selisë blu, e cila e ka marrë shumë seriozisht atë, duke e ankimuar në gjykatën administrative e duke kërkuar anullimin e saj.
Burime nga gjykata kanë konfirmuar për gazetën se PD-ja e ka ankimuar prej disa ditësh gjobën e vendosur nga bashkia, pavarësisht se fillimisht drejtuesit e saj e kishin anashkaluar atë, ndoshta edhe për faktin se kanë menduar se Bashkia e Tiranës nuk do ta çonte deri në fund çëshjen.
Drejtuesit e PD-së duket se i kanë bërë mirë llogaritë dhe kanë vendosur që ta ndjekin çështjen në gjykatë, pa dashur të paguajnë gjobën për vandalizimin e qytetit gjatë protestës që ata vetë e kishin thirrur në 8 dhjetor. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka përsëritur më shumë se një herë se gjoba do të paguhet, qoftë edhe me anë të bllokimit të llogarisë bankare të PD-së.
Burime nga bashkia e kanë konfirmuar këtë fakt për gazetën, duke nënvizuar se pagesa e gjobës nga PD-ja është e pashmangshme.
Megjithatë, ajo që nuk dihet ende është fakti se çfarë kanë ankimuar konkretisht drejtuesit e PD-së: 87 protestuesit që urinuan atë ditë apo numrin e pusetave të vjedhura në qytet./DITA

kujtoi lulushi se shpetoi hihihi
Mesa duket paskan dash Veliajn kte të PD qe te marrin diçka seriozisht. Madje nëse duan të tregojnë që ende vlejnë diçka si parti, të paktën për ata që votojnë PD, ta paguajnë atë gjobë!
Më kte ankimin në gjykatë vetëm sa duan të zgjasin kohën e pagesës se skane ku të shkojnë , do paguajnë për çdo dëm që i bënë qytetit
Ta paguajne qelbesirat e Berish-Lulashit,sa mire dine te shembin, djegin e shkaterrojne , tani t’i numurojne leket nje per nje .PISAT , PLEHRAT…..
Eshte njelloj sikur PSja te paguante per shkaterrimin qe ju be qytetit ne 21 janar. ndaj them se gjykata do e anulloje gjoben e lali Erit (vdekt ishalla)
Nenen bandes pedeiste !!!