Në Kuvendin e mbajtur ditën e sotme në “Air Albania” nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë marrë një sërë vendimesh.
Mes tyre, me propozimin e një grupi anëtarësh dhe me mbështetjen e të paktën 15 për qind të delegatëve, Kuvendi vendosi ndër të tjera që vula e PD dhe simboli i saj të kthehet tek forma origjinale që ka pasur kur u themelua partia.
ABC ka siguruar një foto në të cilën duket sesi do të jetë vula e re e partisë, sipas vendimeve që u morën në Kuvendin e sotëm.
PD behet keshtu me dy vula, të dy fraksionet e kane emrin Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ndërsa Kuvendi i Sali Berishës ka votuar për shkarkimin e kreut të PD, ky i fundit ka thirrur kryesinë e partisë në orës 18:00.
Në stadium u vendos shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe i tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë ka përfunduar votimi për shkarkimin e Bashës, ndërsa ka vijuar numërimi i votave për të dhënë në fund rezultatin.
Pak metra larg Kuvendit të Berishës Basha gjatë një fjalimi në selinë e PD me rastin e 31 vjetorit të themelimit të partisë u shpres se dera e partisë është e hapur për të gjithë.
Në këtë ditëlindje Basha tha se PD është ndarë për shkak të interesave personale të një individi. Sipas tij mentalitetet e të shkuarës po mundohen të shkruajnë historinë por nuk mund ta bëjnë këtë pa mbështetjen e SHBA dhe BE.
i.b. / dita

E lexova me vemendje lajmin tuaj humoristik.Basha ik! Berisha shpirru!Edhe Voltanen,qe foli pas gjyshit nuk dha entuziazem ne stadium.
Njeri mbledh kongresin, tjatri kuvendin
Ata jane rilindasit, keta jane rithemeluesit
Mjere shqiptari…
Politikani i derguar nga SHBA, Escobar tha:
“Sali Berishen e gjunjezon vetem SPAK-u,”
por ne Shqiperi vepron ASPK-u.
Basha do te thyhet, komunistet salibane nuk thyhen,
do t’i debojne amerianet nga Albanistani si ne Afganistan.
Po Edi Rama si haroi te na thote miremengjes sot? Eshte mire ?Apo ka ikur pas familjes ne amerike qe t’ia lere vendin Saliut.
Ka mbushur breket. Fundja ndrrim pushtetesh. Keshtu ishte plani.
Fatmir Lohja .
Mos e kthe ne humor , ne kokpaleret fukarenj ,popull i neperkembur , do paguajme me taksat tona , per dy kryetaret e PD se ardheshme dhe per deputetet mbare qe jane ndare ne dysh ,por mos haro mbeshtesin Sali Berishen qe duan te ruajne pronat e trojet e vjedhura jashte ligjit ,ose me ligjin e mbrapshte neokomunist bolshevik nr 7501 .. Pra shumzim per dy mendoi rogat e ketyre zybereve te pa skrupullt interesa xhinj ..Mendo te pakten per femijet e tu e te xhepave te tu ore mik .
Ju pelqeu, s’ju pelqeu kesaj i thone demokraci… jo PSes se Rames.
PD është parti e lider-dilerit andaj nga ka shku dileri andej edhe anëtarsia se dileri ka paratë
Filloi “Vershimi i Perrenjeve”
Gjirokaster ..
https://www.youtube.com/watch?v=rrP0qkxG-sQ&t=8s
https://www.youtube.com/watch?v=REgnkGEe_gQ&t=1s:
S’me intereson fare streha e ish-sigurimsave, PD-ja, por -sic duken bathet- kjo parti po ndahet ne dy pjese! Dhe -po sic duken bathet- te dyja pjeset nuk do te kene ne te ardhmen shume sukses! E ardhmja ‘politike’ opozitare e Shq. nuk duket e qarte ne keto vitet e ardhme! Jo per tu gezuar!
PDSh alias Partia e Dërrave të Shqipërisë…
Ca ekstremistë, ca banalë, ca berishistë, të gjithë shqyejnë sytë majtas e djathtas, nga t’ia mbajnë, për të kapur ndonjë gjë. Asnjërit nuk ia ndien për Kombin dhe për popullin.