Shkurtimet nga puna të punonjësve të bluzave të bardha në rrethe, nga PD është konsideruar si një fshesë e ministrit Ilir Beqaj.
Nga selia e PD, nëndrejtorit i Departamentit të Shëndetësisë, Gazmend Koduzi tha se personeli mjekësor hidhet në rrugë thjesht e vetëm për të nxjerrë paratë që i duhet të ndajë për koncesionet qindra milionë euroshe të miqve të tij dhe të Edi Ramës.
“Fshesa Beqaj, që ka vetëm një interes, sigurimin e parave për biznesin e tij dhe të Ramës në shëndetësi, jo vetëm po shkakton dramë sociale tek profesionistët që flaken në rrugë e tek familjet e tyre, por po degradon më tej gjendjen e spitaleve, duke e bërë të pamundur ofrimin e shërbimeve të specializuara.
Partia Demokratike i dënon me forcë këto masa skandaloze e korruptive.
Ne mbështesim protestën e infermierëve dhe personelit mjekësor dhe i bëjmë thirrje të ngrihen në rezistencë e të mos tërhiqen para kësaj padrejtësie e arrogance të dyshes Rama-Beqa”, tha Koduzi.
