Është zhvilluar sot në Tiranë konferenca ‘Just BE’, e cila në media është lakuar dje për mungesën e ftesave për krerët e partive politike, dhe sot për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë. I vetmi titullar institucioni i ftuar në panelin e përfaqësuesve të BE-së ishte Avokati i Popullit Igli Totozani.
Deputetët demokrtatë të delegacionit parlamentar shqiptar në Parlementin Europian bojkotuan konferencën ku merrte pjesë edhe komisioneri Stefan Fyle. Nuk dihen shkaqet e këtij bojkoti, ndërkohë që i vetmi përfaqësues nga partitë e maxhorancës qeverisëse në këtë konferencë ishte sekretari i marrëdhënieve me jashtë në LSI, Ralf Gjoni. Në konferencë ishin të ftuar përfaqësues të medias, shoqërisë civile, biznesit dhe akadamikë.
Stefan Fule
Komisioneri Fyle tha se ai ndodhej në Tiranë për të patur një këndvështrim ndryshe të proçeseve integruese. Fyle në asnjë rast nuk foli për 3 ligjet e shumë detabuara të integrimit, por e vuri theksin në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Të gjitha partitë politikë në opozitë dhe qeverisje duhet të marrin përgjegjësi për të realizuar zgjedhje me standardet më të larta, që nuk do të lënë asnjë hapësirë që të kontestohen. Kështu ju jepni një sinjal të fortë të maturisë, të arritjes së vlerave demokratike dhe stabilitetit”, tha Fyle.
Eduard Kukan
Ndërsa europarlametari Eduard Kukan theksoi rëndësinë e një parlamenti funksional. “Një vend që nuk ka mundësi të ketë një parlament, i cili nuk është në pozita për të luajtur rolin e tij, duhet të zëvendësohet. Duhet të keni një parlament ku politikanët debatojnë, qeveria tregon veprimet që ndërmerr dhe nga i cili qytetarët shqiptarë të mund të kërkojnë llogari dhe të kenë njohuri për atë që ndodh brenda jetës politike në vend. “Zëri juaj duhet të dëgjohet, t’i kërkoni llogari politikanëve për procesin e integrimit”, nënvizoi Kukan.
Në fund të aktivitetit u lançua edhe portali i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ku gjithkush mund të informohet dhe të diskutojë për çështje që lidhen me BE-në dhe procesin e zgjerimit.
Etore Sekui
Integrim sipas Sekuit do të thotë më shumë përfitime, punë më të shumta, rritje ekonomike, mbrojtja e konsumatorëve, më pak korrupsion, Integrimi do të thotë shndërrim, transformim. Ai shtoi se “BE përfaqëson sot një shoqëri më moderne që përcakton në thelb vlerat e paqes, respektit për të drejtat e njeriut, një sistem vlerash dhe rregullash që ne i ndajmë. Të gjithë ata që ndajnë këto rregulla janë qytetarë të BE. Është edhe një ftesë për të thënë thjesht jini europianë”.
Igli Totozani, Avokat i Popullit
“Është një përkufizim i konceptit të ndarjes së pushteteve, i thënë disa dhjetra vite përpara deklaratës së Schumanit dhe thotë se “ndarja e pushteteve përpara se të jetë një normë apo rregull juridik është një frymë, një shpirt”. Jemi të gjithë dëshmitarë se kuadri ligjor kushtetues nën kushtëzimin europian është sot vërtetë demokratik. Po shpirti demokratik? A u rrit dhe u formësua paralelisht me këtë ndryshim? Jo kudo, jo te kushdo, por te shumica e shqipatreve, po. Unë besoj se procesi i integrimit po e shtyn shoqërinë tonë drejt një ndryshimi të harmonizuar të ligjit dhe frymës. Për këtë kemi nevojë për Europën, për fjalën dhe ndihmën e saj. Si Avokat Populli më lejoni të marr së fundmi një shembull: Nisur nga ankesat dhe kërkesat e qytetarëve shqiptarë për vitin 2012 – nga 5200 të tilla në më të shumtën e rasteve ankes-kërkesat kanë të bëjnë me Pushtetin gjyqëso – Me policinë dhe burgje – Me pronë – Me mbrojtjen e të drejtës së punës. Po ta vini re, janë pikërisht ato cka Europa po na kërkon prej disa kohësh përvec të tjerave në 12 kriteret: reform në gjyqësor, të drejtat e njeriut në burgje dhe polici, të drejtën e pronës dhe reformën në administratën publike.
Takim me ish-të përndjekurit
Fyle pas konferencës ka takuar grupin e të përndjekurve politikë nga komunizmi që tashmë po përndiqen nga qeveria. Fotografia ka fiksuar një moment në Sheraton kur Fyle është përshëndetur me ta. I vetëflijuari i grevës së urisë Gjergj Ndreca ka kërkuar azil politik në Bruksel ndërsa shokët e tij në Tiranë ruhen me një skuadër policësh. Megjithe bojkotin e hapur qeveritar Fyle ka takuar me pas ne zyren e saj ministren e Integrimit.
Fyles nuk i falet qe ka ofendu rend ne kullen e vet Bacin Berish. Fyle=Puqist.
Tani e mori vesh Fyle dhe ai tjetri qe i rri nga pas Kukan, qe cfare Bole eshte Baca Sali Palla. U kujtuan vone per te perndjekurit e Komunizmit e te Saliut, por me mire vone se kurre. Evropa ku ne kerkojme te hyme, ta abandanoj kriminelin me emrin Sali Vampir Gjakderdhesi.
Z.Fyle.Te degjova te komentosh per top Channel dhe thate qe te zbatohet ligji! Por vetem ligji nuk zbatohet ne Shqiperi prandaj jemi “shume te lumtur”me Berishen .Sala do te godase te gjithe kundershtaret e tij ai eshte gati te vrase per te ruajtur pushtetin.Europianet po deshtojne me Berishen.Shume shpejt berisha do t’u dale nga duart.Viti 97 po troket perseri dhe ju Z.Fyle e keni humbur betejen me vrasesin Berisha.Do te shohim c’fare do te ndodhe dhe do te jete vone.Ligji thoni ju .I am sorry but you are not even close!
Mos u çuditni!
Barbari yne ka bere Hasem nje Popull te tere!
Jo me Bojkoti ndaj Komisionerit te BE-së!…
Barbari yne i çekuilibruar, ka treguar çarje te hapura me ShBA-te, me te BE-se, por peshkaqene te politikes qe per interesa ekonomike tolerojne edhe Djallin edhe te Birin!
Në fakt, mirë qe ndodh keshtu , qe Baca yne i Krimit te diskretitotet DIREKT DHE HAPUR,
para Botes!
Me mire keshtu , qe politikanet europiane te shohin drejtperdrejt
P A R A N O J A K U N
QË PO MARTIRIZON NJE POPULL TE TËRË !…
Me behet qejfi pa mase qe BE sebashku me SHBA kane nje qendrim rigoroz kundrejt nje Pushtetari qe populli e quan Kryeminister. Natyrisht qe ne nuk na vjen mire per kete situate, por tek e fundit kur nje pushtetar nuk ka ndermend me degjuar popullin se ka ardhur koha per ndryshimet e premtuar, kjo do te thote qe populli pret keto ndryshime ne meryre konkrete dhe jo formale, si rrjedhoje BE se bashku me SHBA nuk kane mundesi me vepruar ndryshe por te theksojne ne menyre te prere se cdo anetare te BE duhet te veprojne ne menyra qe jane te pranueshme nga ky komunitet. Nga ku transparenca, drejtesia, te drejtat njerezore, te drejtat e pronave, njohja e te perndjekurve politike ne lidhje me ekonomine e vendit duhet ti jepet perparesi.
Per mendimin tim ketu nuk kemi te bejme thjesht me nje sistem votash te pa kontestushem, por me nje sistem politike qe te perqafoje sistemin politike dhe ekonomik te BE.
Qendrimi inatcor, sipas mentalitetit shpellar, te ketij “kryeqeverisesi”, duke u bere karshillek figurave kryesore, te vendimmarrjes Europiane, eshte kostua me e rende, por shyqyr e fundit, per popullin tone.Zullumet e Tij, duket u derdhen lume duke qullur edhe gjuhehet e gjithe shqiptareve.Zoti i shpetofte shqiptaret nga kjo kolere !
Ne qoftese cenohet Shqiperia nga ndonji s’ka problem, ne qoftese cenohet populli shqiptar nga ndonji institucion nderkombetar s’ka problem. Nuk i behet vone nga institucionet zyrtare shteterore te Shqiperise.
Por, ne qoftese cenohet ndonji interese meskine ose e vogel ose qejfmbetje “PERANDORIT SAAALI”, “FAMILJES PERANDORIKE BIRISHA” dhe “OBORRIT PERANDORAK SHQIPTAR” atehere te zest funksionaret e larte te BE-se, OSBE-se etj., te gjejne vrime ku te futen, sepse kur te vine ne Shqiperi nuk begenis ti prese asnjeri.
Ne vend qe institucionet evropiane te marrin masat qe ta nxjerrin me shqelma dhe mos ta lejojne te as tek dera ne Bruksel kete fare pizevengu.
SAAALI BERISHES i eshte mbushur mendja se eshte pronari privat i shtetit dhe popullit shqiptar.
I paska ardhur ngordhja qelbesires Sali, po mban inat me te gjithe, perfaqesuesit e larte si me komisionerin z. Fyle dhe me Europarlamentarin z. Kukan perfaqesues ne ze te B.E. Sala nuk ka lene pa inaguruar asnje lyerje shkolle e cerdhe, inagurime copeza rrugesh pa trotuare, ngeli me gershere ne dore sikur me qene rrobaqepes, per te prere shiritin edhe te ndonje haleje sic eshte vete. Pret Bleona Qeretin dhe cdo lloj surrogate te tipit Fazllic dhe ky malok ta kete per nder qe po vijne kaq shpesh figura te larta te Evropes. Saliu e ka ndjere qe keta misionar, nuk do ta lene kete mafioz t’i degjeneroj dhe vjedhi zgjedhjet .Egersira kur plagoset dhe e ndjen qe i ka ardhur ngordhja, sulmon dhe kafshon cdo gje qe i del perpara.Tani ky palaco vetem leh , eshte bere si qen pa dhembe