PD bojkoton komisionet, Basha: Fokusi tek denoncimi i qeverisë

DITA Online

 

Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare këtë javë.

Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën në mbrëmje.

Mësohet se kryetari Basha ka deklaruar që fokusi i kësaj jave do të jetë tek mobilizimi i qytetarëve për problematikat në bashki dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë.

Po ashtu, Basha ka porositur që përqendrimi të jetë “tek tenderët në duart e disa oligarkëve, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratorët”.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë para deputetëve se “kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politik të Kukësit dhe të mbajmë lart sensin e protestës”.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Derisa ju te PD -se beni hero Hamit Matjanin me shoke te tjere kriminele, si mos te beni edhe ata qe i vune zjarrin vendit. Mos harroni te propozoni hero te popullit Sali Berishen. E meriton ,pasi nuk tha asnje fjale per shpethimin e Gerdecit foli me pikellim per djegjen e fabrikes se riciklimit. Tymi i Gerdecit e jeta e 29 personave ,midis te cileve edhe femije qe luanin ne oborr te shtepise, gjaku i sa e sa te plagosurve,shkaterrimi i 5-6 fshatrave ,vrasja e 4 qytetareve ,ishin nje pike ije para tymit te fabrikes se riciklimit. Mos u vononi o Pd -ista beni propozimin se edhe LIke Floriri ka dobesi per doktotin. O mos ju degjofte emri me Pd -ista dhe PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *