Opozita braktisi punimet e Komisionit të Sigurisë të mërkurën, në shenjë proteste pas një përplasje fizike në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Deputeti i PD, Flamur Noka, tha se dhuna fizike do të thotë fund i demokracisë.
Por ndërkohë deputeti Bashkim Fino, që thuhet se ishte personi që ndërhyri për të ndarë sherrin fizik në Kuvend, ka treguar variantin e tij për ngjarjen.
“Pasi Strazimiri kishte përmendur emrat e kolegëve Qefalia dhe Lutaj, ai doli jashtë për një cigare, ku isha edhe unë. Në korridor në atë kohë kaloi Xhemali, i cili iu afrua dhe miqësisht i tha Strazimirit që ‘nëse do të bësh politikë, bëj me argumente, por jo duke anatemuar emrin tim. Nuk dua ta zësh më në gojë emrin tim përsa kohë nuk po përmend emrin tënd’.
Por këtë këshillë të Xhemalit, duket Strazimiri nuk e përtypi mirë dhe u përpoq të godiste Qefalinë me pëllëmbë. Ai u shmang, ndërsa unë hyra në mes për t’i ndarë. Unë e tërhoqa Strazimirin tek zyra e protokollit për ta larguar nga Qefalia, ndërsa kanë ardhur edhe deputetë të tjerë si Gent Bejko, i cili u mundua ta qetësonte, por mori edhe ai një goditje nga Strazimiri”.

AAAA,e paska kerkuar vete!