Partia Demokratike ka paraqitur sot jë Kuvend dy amendamente, një për uljen e çmimit të naftës dhe tjetra për uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Kjo u bë e ditur nga ana e deputetes Jorida Tabaku.
Sipas saj, PD propozon heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin e mëparshëm; dhe uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës.
“Partia Demokratike paraqet sot në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar; Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin e mëparshëm; dhe dy, uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës.
Kërkojmë shqyrtimin me shpejtësi të këtyre amendamenteve ditën e enjte në seancë dhe votimin e tyre me konsensus.
Qeveria duhet të refklektojë sa nuk është vonë.
Ulja e dy taksave të sipërpërmendura është vetëm hapi i parë në sprapsjen e politikës së futjes së duarve të qeverisë në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrjes që ka sjellë edhe asfiksimin e ekonomisë kombëtare dhe individuale, sic e thekson sot edhe raporti prestigjioz i Heritage foundation.
I bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare të shqyrtojnë pa vonesë dhe të aprovojnë propozimet tona.
I ftojmë të nisin nga puna për një pakete masash për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza ku e ka futur vendin rritja e taksave, paligjshmëria dhe arroganca e qeverisë rama-meta.
Në të kundërt, Partia Demokratike do të përshkallëzojë protestat masive popullore kundër taksave e cmimeve të larta, kundër varfërisë, papunësisë dhe krizës ekonomike, kundër padrejtësisë dhe paligjshmërisë së qeverisë, deri në largimin e saj”, tha Tabaku në një deklaratë për shtyp.

Zoti mos na lente pa budallenj!
Dakort me amandamentet ,por ”qeveria duhet te reflektoj sa nuk este vone” eshte e teperte.
ato jane amendamentet e birit sales (taksa XENI) shko moj kukumjaçk
Hipokrizia e Politikes perballe halleve te Shumices se Popullit del edhe ne kete “shqetesim” te PD-se dhe reagimit te Qeverise Rama.
Eshte fakt qe PD-ja e la Cmimin i gazoilit nen shifren 195-198 leke. Ndersa sot eshte 160-163 leke. Pra eshte ulur ne vlere absolute. Pra kerkesa e saj per ulje te metejshme eshte NUL. Ku qendron hileja.
Shumica nuk kane autovetura dhe automjete. Pra ato vuajne mbi kurriz kur rritet cmimi i biletave apo asortimenteve qe varen nga Nafta. Deri me sot megjithese cmimi i naftes ka rene .ne 33-35 leke nuk ka renie te cmimit te biletave apo ndonje produkti tjeter. Dhe si pasoje as Qeveria dhe as PD-ja nuk jua ben zemra te nderhyjne ne refleksionin e kesaj renie. Pra fitimi i taksisteve, furgonisteve dhe shoqerive te autobuzeve eshte rritur nga rrenia absolute e cmimit te naftes.
E di Pd-a dhe Qeveria kete? – Me patjeter qe po, por si njera dhe tjetra sic edhe kane deklaruar dhe po veprojne realisht kane nen vemendje te ndihmojne Bisneset, Boset, Interesat e Pakices qe cfrytezon Shumicen. Ky eshte edhe thelbi i Qeverive te ketyre 20 e kusur viteve te fundit ne Shqiperi, i “Opozitave” te ketyre 20 e kusur Viteve.
Nuk ka per te vonuar reagimi i kesaj shumice qe po vuan mbi kurriz pasojat e Politikes se mbrapshte qe nuk do t’ja dije per thellimin e varferise se saj. Greqia ishte shembulli me i qarte: U hodhen ne kosh Plehrat e Politikes dhjetra vjecare greke. Eshte reagim i pritshem.