PD: Dobrushi, grosisti i drogës në Ministrinë e Rendit

anazapta

Partia Demokratike ka denoncuar sot, të emëruarin e radhës nga Qeveria në Ministrinë e Rendit, Binak Dobrushin, si një “grosist i rrjetit të drogës në Tiranë.” Në emër të PD-së, zëdhënësja Laura Vorpsi tha se “Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme.”

Vorpsi akuzoi qeverinë se me emërime të tilla e ka kthyer Shqipërinë në një laborator droge.

“Prandaj kthimi i Shqipërisë në një laborator të madh droge, nuk është një zhvillim rastësor por sepse në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge.

Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij,”- deklaroi Vorpsi.

 

 

Share This Article
7 Comments
  • ——————————————————————————————————-
    Gazeta Dita,

    Mjaft me keto “budadalleqe”

    Keto nuk bejne asnje “lajm” per popullin, jini me serioze dhe me profesionalist !
    ———————————————————————————————————

  • Ne se eshte e vertet duhet vene duart kokes.Nese nuk eshte e vertet prokororia duhet te nderhyj e te zbardhin te verteten.Per akuzuesit apo per ata qe kan shkelur ligjin duhet te zbatohet po ligji.

  • Po pse Pd-ja e ka lene jashte kete person kur e paska kapur me droge ,pse nuk eshte ne burg !?!?!?!

  • ME “LAJME” E PERGENJESHTRIME TE NATYRAVE TE TILLA, E SIDOMOS PER LIDHJET E NJEREZEVE TE RADHES ME DROGEN PO “DROGOHET” I GJITHE POPULLI.PER PASOJE NUK PO MERRET VESH KU NDAHET E VERTETA NGA GENJESHTRA. MIRE TA ZEME SE OPOZITA GENJEN NE CA RASTE PO AMA KA PLOT RASTE TE TJERA QE PERSHKRUAN TE VERTETEN DHE POZITA PERSE HESHT KUR DUHET TE FLASE?! DO TE THOSHA SE KETO NUK JANE RASTESI DHE NESE EDI RAMA E LIKE SKRAPARI DUAN JE SHTET TAMAM DUHET TE QENRDOJNE FORT E ME FORT NDAJ KETIJ FENOMENI QE PO MBUSH SHQIPERINE DHE PO KRIJON FTOHJE E PAKENAQESI NE PIOPULL. SHPEJT SSA NUK ESHTE VONE!

  • Po cfar perben lajme sipas teje komentuesi pa emer? Idiotsirat nuk mund te mbrohen nga askush, me asnje lloj arsyetimi .Vetem skllevrit dhe idiotat mund ta justifikojne dhe ta pranojne per norme.

  • ” @ zedhenesja”

    Lexuesi – Per fat te keq, megjithese ky denoncim ishte i qarte, i thjeshte, dhe i drejtperdrejte, ketu ka pak veshtiresi ne justifikimin e epiteteve te aplikuara ne denoncimin tuaj, si te themi saktesia e korrelacionit ndermjet informacionit te komunikuar dhe fakteve, me aq sa mund te vendoset dhe te demonstrohen, eshte aq i shtyre sa te shkaktoje probleme epistomologjike; te nje magnitude te mjaftueshme qe te sjelle ne bazat llogjike dhe semantike te Shqipes nje peshe shume me te madhe sesa pritet nga to qe ta perballojne ne menyre te arsyeshme.

    * “Zedhenesi” – Epistomologjike? Per cfare po flisni?

    * Lexuesi – Ju thate nje Genjeshter.

    [me perifrazim nga komedia “Yes, Prime Minister”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *