PD: Donika Prela në shërbim të Avdylajve, pse nuk u sekuestron pasuritë?

Ornela

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata tha se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është në shërbim të bandës së ‘Avdylajve’, pasi sipas tij është vënë në atë detyrë nga Rama për të shkatërruar dosjen e njohur si ‘339’.

Gjatë një deklarate për mediat, Çlirim Gjata u shpreh se Prela nuk sekuestron pasurinë e kreut të grupit të Avdylajve duke shkelur ligjin anti mafia.

“Donika Prela është në shërbim të bandës së Avdylajve sepse është emëruar nga Rama në këtë detyrë për të shkatërruar dosjen 339. Truri i bandës së Shijakut është i pa prekur. Si shpjegohet që Donika Prela nuk vepron dhe nuk sekuestron pasuritë e tij sipas ligjit anti mafia. Ne sot kemi një celulë kriminale dhe jo një Prokurori të Krimeve të Rënda. Prela ka liruar Astrit Avdylajn kur ishte në prokurorinë e Durrësit”- tha Çlirim Gjata.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Gjalle qenke more clirim, me sa duket e gjete nje pune, e kjo vetem per te llapur se me sa duket gje tjeter nuk ben dot.

  • Me sa di une sekuestrot dhe lirimet i ben gjykata dhe jo prokuroria. Qofsha une i gabuar por ky tipi ska as moral e as fytyre te dali perpara shqiptareve. Ne krye te KQZ per sa vite ligjeroi vjedhjen e zgjedhjeve nga ana e PD ?

    • Kritik o te keqen , sekuestrot i ben Gjykata , por , provat i mbledh prokuroria e me pas (Ne se ka) ja dergon gjykates per te mare vendim perkates!!!!!

  • Ky trap ka qene Kryekar i KQZ, kur Saliu “fitonte” me nderrim kutijash te mbushara me vota qe ne SHQUP dhe ne prisni drejtesi ne zgjedhje.
    Djali i spiunit Rustem Gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *