PD dorëzon kërkesën për seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për shtëpitë tek “5 maji”

Amelda Amelda

8 deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për çështjen e shtëpive tek zona e “5 Majit”.

Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë banorëve që sipas tyre ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive, deputetët e PD-së i dërguan Kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka një kërkesë për seancë dëgjimore të premten.

Deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti, Bledion Nallbati vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e “5 Majit”.

Në seancë dëgjimore, përves një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:

1. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj;
2. Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;
3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;
4. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca

 

 

Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *