Partia Demokratike ka reaguar për shkarkimin e tre drejtorëve nga ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku.
Përkatësisht shkarkimin e Afrim Qendros nga ARRSh-ja, Afrim Bakaj nga porti i Durrësit dhe Klodian Gradeci nga OST-ja. Sipas PD-së, kjo është përpjekje për të larë duart nga vjedhja në tenderin e unazës.
Nga selia e demokratëve, deputetja Dhurata Cupi deklaroi se “shkarkimi i shërbëtorëve të oligarkëve, të cilët grabisin shqiptarët me firmën e Edi Ramës, është i pamjaftueshëm, është një përpjekje për të larë duart me vjedhjen e 40 milionë eurove. Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re. Tenderi i 20 milionë eurove për 1 kilometër rrugë duhet të anullohet!”.
o.j/dita

A thua se e ke serjozisht kete moj zonja deputete ..Pse jeni ju te PD kundershtare politik ,me PS .Jeni shume te lexuar ,moj cupulinke ,mer ate rroge te deputetes dhe ri me mire rehat ,e mos komento as edhe nje here .
Beje nje kalezim penal si qytetare edhe kerko si deputete nje komision hetimore mbi skandalet e koncesioneve qe nga fillimi,edhe nje analize nga gjithe keto deputete dotora per koston e tyre per shqiptaret.