Partia Demokratike ka vlerësuar hapin e ndërmarrë nga prokuroria për arrestimin e personave të përfshirë në skandalin e vjedhjes së miliona lekëve nga mashtrimi me receta fiktive, ndërsa akuzoi qeverinë si të përfshirë në menyrë të drejtpërdrejtë në këtë skandal.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja demokrate, Albana Vokshi u shpreh se drejtori rajonal i FSDKSH, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor Pjerin Xhuvani, që u arrestua një ditë më parë lidhur me këtë skandal, është mik i Ilir Metës dhe kreu i LSI për Elbasanin, dhe se zinxhiri mafioz i vjedhjes me receta fiktive e ka kokën në qeveri.
“7 miliardë lekë përfitime të paligjshme të futura në xhepat e qeveritarëve. Për një vit të tërë ministri i shëndetësisë ka bërë përpjekje për të fshehur provat”, tha Vokshi.
Deklarata e plotë e PD
Pas më shumë se dy javësh denoncime nga Partia Demokratike dhe një pjesë e medias në lidhje me skandalin e përfitimit të miliardave me receta false, më në fund prokuroria hodhi një hap dhe arrestoi Drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani.
I arrestuari është ky personi këtu (foto bashkëngjitur), miku i Ilir Metës, kryetar i LSI-së për Elbasanin.
Një dëshmi e qartë kjo se LSI, është një forcë politike, me mision të vetëm korrupsionin, vjedhjen dhe abuzimin.
Skandali i vjedhjes së miliarda lekëve me receta fiktive ka nxjerrë në pah një mekanizëm kriminal, të mirëstrukturuar kokat e të cilit janë në krye të qeverisë.
Falsifikimi i recetave llogaritet të ketë futur në xhepat e mafias së ilaçeve, më shumë se 7 miliardë lekë.
Zullumi ishte aq i madh, sa edhe pse raporti i kontrollit u mbajt i fshehur per me shume se nje muaj në kryeministri, nga personi kyç i Edi Ramës që mbulon korrupsionin dhe abuzimet, sërish gjurmët ngelën dhe prokuroria arriti të arrestojë një pjesë fare te vogël të zinxhirit.
Partia Demokratike vlerëson punën e prokurorisë deri tani në lidhje me këtë skandal, por kjo do të ishte një punë e palotë, nëse nuk vihen para përgjegjësisë kumbarët e vërtetë të këtij rrjeti mafioz.
Kjo është një tango kriminale që kërkon dy vetë që të luhet. I arrestuari i LSI-së nuk ka kërcyer i vetëm në këtë skenë korruptive.
7 miliardë lekë të vjedhura, të futur në xhepat e qeveritarëve me receta fiktive, ndërkohë që qytetarët, pacientët, të pamundurit e të afërmit e tyre po torturohen nëpër spitale nga mungesa e ilaçeve, dhe nga çmimi i tyre stratosferik.
Gishti është drejtuar nga Ministri i Shëndetësisë, i cili bëri të pamundurën për ta mbrojtur këtë skemë të turpshme të vjedhjes me receta false. Ministri I shendetesise eshte sot i akuzuari kryesor per perpjekje per manipulim dhe fshehje te provave. Ministri i Shëndetësisë persëri gënjeu kur tha që çmimet e barnave janë ulur. Sot që flasim, mbi 30 % e listës së barnave të rimbursueshme kanë çmim shumë më të lartë. Por edhe ato barna çmimi i të cilave është ulur jo me negociim por me dhunë, sot nuk gjenden në treg. Në treg sot mungojnë më shumë se 20 barna një pjesë e të cilave përdoret edhe për kurimin e sëmundjeve të rënda si kanceri. Sot jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë është në rrezik!
Ky është një krim i padëgjuar më parë, për të cilin duhet vënë sa më shpejt drejtësi. Drejtësi e plotë deri në fund.

keta jane skiftera te specializura per te pervetesura leket e ilaqeve per te semuret, ket jane specilista per te vjedhur dhe mashtruar, por me sa duket u ka plasur bomba ne duar kesaj radhe, duhet te jeni me te kujdeshem.
rilindasi cdo dite e me shume po shfaqin talentin e tyre te hajnise. por me e keqja eshte se ska burg per kete qe kane mbrojtje nga baballaret e tyre politik, pasi ata kane marre pjese e tyre te tortes. kjo eshte e bukura e ketyre hajdutve moderrn te vjedhesh dhe mos te denohesh se te mbron baba taku.
LSI eshte si kunati shokut Xhemal!
Doli kjo thithlopa e PD’s yytt shpifaraqe femer!
Te jete miku i filanit personi qe ka kryer nje krim apo vjedhje nuk ka asnje gje te keqe se miq kemi te gjithe.Ata mbeten miq derisa te jene brenda rregullave te miqesise.Se moj zonja Voshi,edhe PD e Sali Berisha ishin zemra e popullit,miqte e tij te shtrenjte,por kur vodhen,vrane e c,nuk bene kunder popullit,moren denimin e tyre,iken nga pushteti.Keshtu eshte jeta.Denoni aktin se eshte per t,u denuar,por miqesite e shoqerite nese kane qene te lidhura per qellime perfitimi te perbashket,pra shkaku i miqesise ka qene batakcilleku,nese vertetohet,le te denohen dhe miqte si bashkepunetore.Keshtu funksionon ligji gjithandej ku ka shtet ligjor,por jo ne Shqiperi,ku drejtesia punon kunder qeverise,ne mbrojtje te hajduteve e krimineleve,Si shpjegohet qe kjo prokurori kap gjithmone vetem ata qe kane lidhje me te majten,a thua se nga pala tjeter jane te kulluar,kur populli i di mire bemat e tyre?Q e ketu fillon e ngec ingranazhi i drejtesise.