Partia Demokratike ka denoncuar sot emra të tjerë të zyrtarëve të lartë, të cilët janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu e Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeljed Alibeaj, tha se droga është tashmë një biznes qeveritar, ku drejtuesit në polici e pika kyce, janë përfshirë si ruajtës e vjelës së taksës 30 përqind, për llogari të Edi Ramës.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj
Në kulmin e debatit për mbulimin e vendit nga droga, në pikun e denoncimeve publike, të medias, të opozitës dhe qytetarëve, dje 4 tonë drogë arritën në Itali nga Shqipëria.
Kjo dërgesë si dhjetra të tjera, vërteton qartë se droga është tashmë një biznes qeveritar, ku drejtuesit në polici e pika kyce, janë përfshirë si ruajtës e vjelës së taksës 30 përqind, për llogari të Edi Ramës.
Shërbimet inteligjente partnere kanë raportuar se 15 përqind e territorit shfrytëzohet për drogë, në afërsisht 400 zona në gjithë vendin.
Partia Demokratike ka denoncuar drejtuesit kryesorë të Edi Ramës në Policinë e Shtetit, që janë dhe drejtues të trafikut të drogës.
Sot kemi të tjera të dhëna, për funksionarë kyc në këtë biznes kriminal.
Qerim Aliaj, Drejtor i Kufirit në Shkodër. I implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike përmes kalimit në Malin e Zi. Më parë, kur ishte drejtor kufiri në Gjirokastër organizonte kalimin e drogës në Greqi. Në tre raste të kapjes së sasive të mëdha të kanabisit në vendin fqinj, Aliaj ka mbyllur cështjen duke mos kryer asnjë verim hetimor.
Gëzim Zhupa, Drejtor i kufirit Vlorë. Lidhje e ngushtë e Tahirit. Hallke kyce ne kalimin e tonelatave me droge në Itali me peshkarexha.
Sokol Çelaj, Drejtor Rajonal i Kufirit Vlorë, i përjashtuar nga policia në vitin 2002. Me rikthimin në vitin 2013 në Polici, konkretisht në Vlorë, është drejtuesi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike të forta kokainë dhe heroinë në bashkëpunim me Albert Paten, ish-Drejtor i Njësisë Operacionale. Informacione këto të konfirmuara nga autoritetet partnere.
Albert Pata, me Edi Ramen u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale. Informacionet e shërbimeve partnere e nxjerrin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.
Artion Duka, Drejtor i Forcës së Posacme Operacionale. Eshtë implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Lidhje e drejtpërdrejtë e Emiljano Shullazit, ka të dhëna të besueshme se ka manipuluar provat në ngjarjen e Kasharit dhe Rrugën e Kavajës.
Ermal Muça, Zv/Drejtor i Policisë Tiranë, emërim i Emiljano Shullazit.
Arben Skëndo, Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së. I përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Ervin Hodaj. Eshtë kujdesur në rekrutimet që bën, të ketë persona të përshtatshëm për trafikun e drogës.
Taulant Kondi, Zv/drejtor i Përgjithshëm i Antikontrabandës. Lidhje e ngushtë e Tahirit dhe Shullazit. I perfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Genc Merepeza, Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Emigracionin. Rezulton i implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike në kufirin e gjelbër dhe në Pikat e Kalimit Kufitar. Për këtë, ka krijuar klanin e tij në disa pika doganore.
Zija Çela, shef i Komisariatit në Korcë. Me kombinime të ngushta me Drejtorin e kufirit në Durrës, Boge Bodini, kanë favorizuar kalimin e droges drejt Italisë.
Ky është realiteti i drogës, i këtij biznesi qindra milionë eurosh që po pasuron një grusht njerëzish rreth Edi Ramës, dhe po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon cdo aset të vendit, po shfrytëzon mjerimin e varfërinë e të papunëve, po sjell krime, vrasje e hasmëri në shoqërinë tonë.
Nuk është kjo Shqipëria që duan shqiptarët. Shqiptarët duan punë të ndershme, rend e siguri për famijlet e tyre.
Shqiptarët do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë.
Shqipëria do jetë më mirë, pa Edi Ramën.

Nuk e kuptoj se kush jane “Shërbimet inteligjente partnere” te PD? Apo vete PD ka krjiuar “Shërbime inteligjente partnere”? Besoj se eshte e pamundur.
Po keshtu mendoj se “Shërbimet inteligjente partnere” nuk mund ti raportojne PD, por sherbimeve partnere ne Shqiperi.
Po keshtu mendoj se “Shërbimet inteligjente partnere” nuk mund dhe nuk duhet te lejojne asnje institucion qe te flasi ne emer te tyre.
Sa me siper duket qarte se zedhensi I PD nuk thote gjera te sakta e te vertetuara, pra cdo gje e bazon ne genjeshtra e theshememe.
Edi Rama pergjigju ose prano.Nuk ka dy te verteta,,Dhe keto i zgjidh gjykata dhe prokuroria,,,Heshtja tregon se nuk je i paster.Sa per ate lapanjozin e sektorit te semanit ai njihet si ministri qe nxori kriminelet nga burgu i peqinit per zgjedhje.Eshte nipi i Isa Toskes qe ka bere krime makabre ne Myzeqe ne kohen e luftes .
ff