PD: Droga mer një tjetër jetë

Elton Tafaruci

Vrasje për motive të drogës e ka cilësuar Partia Demokratike ekzekutimin e Aleksandër Bardhit në Sarandë, vëllait të zyrtarit të Partisë Socialiste Petrit Bardhi.

Sipas Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, viktima u vra për trafikun e drogës drejt Greqisë.

Deklarata e Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji:

Një tjetër vrasje me motiv drogën ka ndodhur mbrëmë.

Viktima që u gjet i pajetë sot, është vëllai i administratorit të Kacinarit, i emëruar nga kryetari i Edi Ramës në Bashkinë e Mirditës, i cili e kishte kthyer banesën në magazinë droge, ku policia gjeti 424 kilogram kanabis me destinacion Greqinë.

Droga kalonte në Greqi pikërisht nga fshati Shëndëli në Sarandë, ku ka ndodhur vrasja.

Kjo është viktima e 6 e drogës, e këtyre muajve. Këto janë pasojat dramatike të alternativës së Edi Ramës për shqiptarët, që është kanabisi.

Kanabisi, alternativa e Ramës për vendin, kanabis voice alternativa e Ramës për rininë.

Edi Rama dhe Tahiri e tij e mohojnë dhe thonë se në Shqipëri ska drogë, por mediat më të rëndësishme të Europës raportojnë të alarmuara për kanabisin shqiptar, për përkeqësimin e situatës dhe për ngarkesat e përditshme që kalojnë kufirin.

Kanabisi vjen nga malet edhe përmes lumit, kanabisi ka zënë toka, pyje, kodra, ka zënë shtëpi e magazina, kanabisi po vret në Sarandë, Dukagjin, Korçë, Tepelenë, Vlorë, Kolonjë, e prapë Edi Rama thotë se s’ka drogë në Shqipëri, dhe se degën e fundit e kapi ai në një studio televizive.

Ky biznes kriminal me futjen masive, me shtrirjen masive, po sjell tension social, agresivitet tek të rinjtë, dhe pasiguri ekstreme.

Edi Rama dhe karteli i tij po fitojnë miliona euro, mbi rrënimin e vendit, mbi rrënimin e shoqërisë.

Kjo është një e keqe me të cilën shqiptarët s’mund të pajtohen. Është koha për një reflektim të thellë, për reagim popullor për ta ndalur rënien e Shqipërisë në këtë greminë.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Share This Article
4 Comments
  • Ooooo,o pushke!
    Ne te gjithe ligjeraten tende shikohet vetem genjeshter dhe mashtrim me te vetmin qellim: intimidimi i njerezeve ne menyren me dashakaqe te mundeshme!
    Asnje dhe asnjehere nuk ka thene se ne Shqiperi nuk ka droge.Asnje dhe asnjehere nga kjo qeveri nuk ka ndejtur ne hije per luften pa fund per kete semundje qe u mboll ne kohen e qeverisjes se qofte largut dhe ka hapur metastazat ne gjithe vendin.
    Ne vend qe ti beheni krah policise per luften e pashoqe qe po bene,dilni dhe beheni tellall i se keqes.

    Kur do mare fund kjo histori me kete dreq partie!?

  • Bravo Salianji qe ka zbuluar te verteten! Ne pamje te pare dukej si ndonje mosmarreveshje rreth aplikimeve praktike te teorise se relativitetit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *