PD, dy zëdhënëse, një karrige

anazapta

PD ka tashmë dy zëdhënëse, Silvi Bardhin dhe Laura Vorpsin. Të dy vajzat shpërndajnë të njëjtin njoftim për mediat, por karrigia e zëdhënëses është vetëm një në PD. “Në zyrën e shtypit në selinë blu, dy vajzat  kanë vetëm një karrige dhe nuk kanë ku të ulen. Nëse ulet njëra, tjetra duhet të ulet në divan, por lezeti e do në karrige dhe karrigia mungon. Ndaj të drejtën për t’u ulur në karrige e ka vetëm njëra zëdhënëse dhe vetëm ajo që vjen përpara në kohë. Dhe nëse njëra e zë vendin e para, i duhet të qëndrojë gjatë në karrige që mos t’ia zërë tjetra. Zgjidhja nuk është gjendur as këto ditë të fushatës elektorale, ku zëdhënëset demokrate kanë më shumë punë, por që duan ta bëjnë atë ulur”, shkruan sot GSH në suplementin “Summer Pages”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *