Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen pasi ka keqpërdorur zyrën e tij

Dita

PD ka akuzuar Ministrin Tahiri, pas shpjegimeve të sotme në një konferencë të gjatë për akuzat e deputetit Tom Doshi se ndaj tij po përgatitej një atentat.

Ministri i Brendshëm përfshihet në ngjarje kriminale dhe vetëm kur bomba shpërthen del dhe tregon përralla. Iu dha kohë negociatave mes grupeve rivale në qeveri dhe nuk u besua tek ligji

Ministri nuk thotë asgjë përse në 6 muaj nuk u mor asnjë masë, por të gjitha u publikuan dy ditët e fundit

Ministri i Brendshëm pranoi se është marrë personalisht me këtë ngjarje dhe vetëm sot është arrestuar i dyshuari si atentator i paguar. Tahiri duhet të japë dorëheqjen pasi ka keqpërdorur zyrën e tij.

Sot, padrinot Rama dhe Meta zgjidhin problemet mes tyre “, citon në deklaraten e tij, Arben Ristani.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Ky i fundit sqaron se nuk ka bërë asnjë deklaratë për ndonjë media të caktuar rreth pretendimeve të deputetit Doshi.

 “I pyetur nëpërmjet telefonit nga një gazetare nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi ose ndonjë vrasës, z. Didi është përgjigjur shkurt se në zyrën e tij as ka takuar z. Doshi e as ndonjë vrasës. Rrethanat dhe të dhënat rreth kësaj ngjarje, janë sqaruar nga deklarata e bërë sot nga Ministri i Brendshëm, Z. Saimir Tahiri, ndaj  çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend”, thuhet në reagimin  e Didit.

Më tej thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është i vendosur të zbatojë ligjin dhe përmbushë misionin e Policisë së Shtetit për të garantuar siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo, qe thua zotrrote vlen per nje shtet normal te se drejtes dhe jo ne kete vend te degjeneruar e me politikane te papergjegjshem !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *