Një dëshmi e vitit 2009: Kush i mësoi trafikantët që kur ndeshej droga me policinë fitonte… droga

Bledar Lumani

Partia Demokratike dhe Lazarati identifikohen me njëri-tjetrin prej vitesh.

Ka qenë PD, ajo që ka lejuar kultivimin e hashashit në Lazarat.

Madje, kur kishte ndonjë kontroll nga policia, PD ankohej tek ministri i Brendshëm dhe kryeministri Berisha dhe kontrollet ndërpriteshin madje policët lëvizeshin.

Këtë gjë e fakton edhe ky rast i sjellë nga A1 Report.

Strukturat lokale të Partisë Demokratike Gjirokastër, duke shfrytëzuar influencën e pushtetit që zotëronin, gjatë vitit 2009 arrinin të ushtronin presion në ministrinë e Brendshme dhe direkt tek ish-kryetari i PD Sali Berisha, ku ankoheshin tek ai për largimin e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës Arben Hysenaj dhe disa oficerëve të tjerë.

Kjo ankesë është bërë nga kryetari i PD në Gjirokastër Altin Çomo, në 18 prill 2009 pikërisht në kohën kur kultivohen fidanët e hashashit në Lazarat.

Share This Article
2 Comments
  • Gjera te ditura !
    Saliu komunikonte direkt me desht e Pd,por edhe me drejtorat qe dergonte ne Gjirokaster dhe qe te gjithe per pak kohe ngriheshin ne pergjegjesi. Beheshin edhe depuitet ose ministra.
    Ai ( Saliu ) vet e deklaroi qe ishte vullneti tim qe nuk e futa policine ne Lazarat.
    A nuk vinin deputetet,ministrat , drejtorat e Saliut ne Lazarat dhe megjithe se kalonin neper pyllin e kanabisit deklaronin: ” Lazarati i paster nga mbjellja e droges ” , si kuptohet kjo ?
    Ka vajtur aty edhe Rajmonda Bulku etj dhe megjithe se ne dore mbante gjethe Canabisi deklaronte para kamerave i shoqeruar nga Dashua : ” Nuk ka droge ne Lazarat “!
    Por edhe sot politikanet, edhe djem nga Lazarati , nuk reflektojne ,por mundohen te spekullojne per interesin e tyre politik ne kurriz te lazaratasve ,me situaten qe eshte krijuar.
    Atehere : Pse duhen keto deshmi anemike gazetareske pas kaq vjetesh dhe nuk vihet gjishti direkt ne plage?
    Pse i bihet rrotull e rrotull ?
    A nuk eshte politika, qe keta te lindur pas 1997 dhe tani te bere adoleshent, i rriti dhe i futi ne kete rruge ?
    A nuk jane keta adoleshent viktime e politikes?
    Mos kriminalizoni nje komunitet me burra te beses, punetor dhe te ndershem !
    Lazaratasit besoj tani e kane kuptuar mire se ata te cilet ju dhane besen dhe i mbeshteten , i tradhetuan dhe i lane ne balte. Por perveç tradhetise ju lane nje plage shume me te rende:” Futjen e femijve ne nje rruge te keqe, ( qe disa i thone kriminale) dhe ne burgje.
    Ja, keto jane frytet e politikes 25 vjeçare ne Shqiperi.
    A do te kete nje kthese, apo do te vazhdoje demagogjia akoma ?

  • Ai qe idejoi Lazaratin ishte vellai i Saliut,Nano.
    Tja vesh fajin mutit,dhe te lesh kaken menjane nuk shkon per te qene Objektiv.Se per te qene Fiks Fare,Helete e sotme te politikes kane ngrene sa te duash nga Corba Lazarat dhe Dukagjin.
    Hajt Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *