Grida Duma, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, në një deklaratë për mediat theksoi se “e hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë”.
“Të hënën në orën 11:00, qytetarët në mbarë vendin nisin aksionin kundër çmimit më të lartë të naftës në rajon e në Europë. Në orën 11, drejtuesit e mjeteve në mbarë Shqipërinë do të ndalojnë e fikin makinat për 5 minuta, në shenjë proteste kundër çmimit të lartë të naftës, kundër rrjepjes e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të klientelës korruptive Rama-Meta”, u shpreh Duma.
“E hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër cmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë. Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, në krah të interesave të tyre të drejta, është në ballë të protestës së tyre të legjitime”, shtoi Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike.

Eshte nje kenge korçare…. Me sqepar te hapsha varrin….ty te hapsha…
Moj Grida ju doli boja me keto ”protestat” se sa jini ne Shqiperi o burra te bejme protesta ,kur dilni jashte SHqiperie ne BE, kethehi si dhelpra me bisht ne shale,te futemi ne parlament ,se nuk na le BE.
Me kete fycke do i kisha bere nje dore lekesh.
@grida
une bashkohem me protesten tende neqoftese ne rendin e dites do shtosh:
Shqiperia:
– me politikanet me te pasur ne Europe( brenda 20 vjeteve)
-me makinat me te shtrenjta (ne krahasim me te ardhurat)
-me rruget me te shkaterruara
-me parlament te kriminalizuar
e jo Grida jane kaq shume sa besoj qe nuk i permbush dot deri neser. Po rri po shikoj se sa gomer do ta degjojne fjalen dhe do dalin neser ne rruge.
Jo se nuk keni te drejte, por ky eshte problemi i fundit qe ka shqiptari dhe ju jeni te fundit qe duhet te hapni gojen per kete.