PD po i lë kopilat në derë të PS-së

Bora Basholli

Po dëgjojmë e çfarë s’dëgjojmë,
se dhe parti e Bindjes,
u bë pas 30 Qershorit,
bijë e vogël e Rilindjes!

Lajmi erdhi më së fundi,
nga shtëpia buzë Lanës,
i bije që Tit Patozi,
të jetë bir i Edi Ramës!

Tani edhe ky problem,
na u bë si gjeagjëzë,
po kjo Bindja a s’ka dalë,
nga vagina e PD-së?!

Deklarimi i Ulqinakes,
erdhi si pickim kunupi,
po ky kryetar i Bindjes,
a s’ka qenë komandant grupi?!

Vetes time unë i thashë:
“Përse s’të bie një pikë,
që një lajthitje Shvejkjane,
kërkoj ta zgjidh me logjikë?!.”

Në këtë behar të lodhur,
se mos veç kjo është e para,
ja nga këto-pocaqira,
SHQUPI nuk bën kurrë përpara!

Po të mbledhësh gjithë marrinat,
që janë thënë këtë behar,
opozita jonë në Gines,
do ishte në vend të parë!

Një gjë kaq elementare,
e kupton dhe gomarica,
e kupton që ç’ke me të,
përse shërben paterica!

Shembujsh patericash kemi,
vite radhë këtu kanë qenë,
si puna e LSI-së,
që mbajti Salën në këmbë!

Qe patericë prej floriri,
qe lezeti i lezetit,
mori veç me katër vota,
njëzet përqind të pushtetit!

Patericë-Astrit Patozi,
kurrë s’mund të jetë tani,
se nuk ka marrë asnjë Këshill,
aq më pak ndonjë bashki!

Me të tjera gomarllëqe,
do kaloi dhe ky behar,
se SHQUPI tani është bërë,
për të qeshur edhe qarë!

A.DUKA

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *