PD e PS, në një mendje për Visar Zhitin. Pengesë tani mbetet Nishani

Bledar Lumani

Deputetët e PD-së dhe PS-së kanë qenë në një qendrim unanim në lidhje me kandidaturën e Visar Zhitit, si ambasador në Vatikan.

Gjatë dëgjimit të kandidaturës së tij në Komisionin e Jashtëm, Jozefina Topalli ka thënë se është krenare për emrin e Zhitit.

Namik Dokle u shpreh se Zhiti është një kandidaturë e kompletuar dhe serioze.

Ndërsa Ben Blushi është kapur me Kishën Katolike, duke thënë se ajo nuk mund të na imponohet.

“Kam parë se Zhiti është paragjykuar për shkak të besimit mysliman. Besimi nuk mund të jetë një kriter për një ambasador. Këtë nuk na e imponon askush,” tha Blushi, duke kërkuar që Zhiti të votohet me unanimitet.

Kandidatura e Zhitit në fakt, është kundërshtuar nga presidenti Bujar Nishani.

Ai thotë se Rama nuk është konsoltuar me të, për caktimin e Zhitit si ambasador në Vatikan.

Share This Article
9 Comments
  • TE GJITHS KETO JANE LOJRAT E BUJAR ALI MEHMETIT NISHANIT. DUKE DALUR KUNDER AQ SHUME PROPOZIMEVE TE EDI RAMES PER AMBASADOR GJITHKUSH E SHEF SE ESHTE DUKE VEPRUA NE ” BAD FAITH”.

  • Deputetet ne fjale, dhe shume te tjere aty, s’kane asnje lidhje me vlerat e kishes….perkundrazi……ata jane antivlere….Nje “katolik” i mire ,nuk “aktron” para mediave, dhe behet per t’u misheruar,….por mbas gjithe kesaj tymtaje ,distancohet,…..dhe fali ZOT se s’dine çfare thone e bejne ….kjo duhet te ishte pergjigja e katolikut te vertete,…Keshtu veprojne “katoliket” klandestine, dhe si te tille jane komplet te papershtatshem, per ate vend…..Por prapavija e piste politike, te kujton perpjekjen e stermundimshme dhe te uleta, per rreth 600 vjet, te shtetit per te neneshtruar kishen katolike ,dhe per t’a bere ate shtojce te politikes…….Eshte vendi qe te kujtojme edhe marreveshjen e religjioneve, ne vitin ’46, per t’i sherbyer rregjimit komunist, nga icili u distancua vetem kisha katolike…..me devizen…..ajo i sherben vetem KRISHTIT……dhe dihet persekutimi deri ne temel qe pesoi……dihen boterisht dhe fjalet e fundit te martireve te saj ……..Rrofte Krishti Mbret…….i kemi falur persekutoret…….Keshtu po i shperblejme, ne menyren me te ulet keto sakrifica mbinjerezore…….Keshtu po i kthejme respektin, Mikut 2000 vjeqar qe ne fill te zhdukjes tone si komb, na i ka ruajtur dhe mbrojtur vlerat dhe identitetin tone te krishter….Keshtu ne menyre tinezare dhe te pabese, siç ka vepruar politika shqiptare gjithmone, ne fakt po i bejme sherbimin me te keq objektivave kombetare europiane………

  • “Lek”,te shoh qe je nje klerik i devotshem,por jeni pak te tille Shqiperia ka nevoje per te gjith shqiptaret,ka nevoje qe ate vlere qe kemi pasur e na ka dalluar qe ne fillim te shtetit tone,ta gjallerojme, ose ta lindim edhe atje ku ajo mungon.Lindjet ndodhin ne jeten e perditeshme dhe jo ne manastire.Ne jemi shqiptaret dhe jemi “te denuar”te jemi bashke te te gjithe besimet,dhe i lutemi zotit per kete cilesi qe ne e kemi.Natyirisht qe ka pasur, ka e do te kete, njerez te helmuar,por ata jane pak, ata nuk jane ne rrugen e zotit.Lek une i perkas besimit muhamedan,por jam rritur prane kishes,djalin e priftit e kisha shok.Nuk e degjova nje here priftin ti thoshte djalit te tij mos rri me ate muslimanin.Ju pyes ju,po ju ai I thoni keshtu femijeve te tu?Keshtu mua nuk me ben pershtypje se kush shkon te me perfaqsoje mua ne Vatikan,nje katolik,nje musliman apo mje ortodoks,ashtu sic nuk me ben pershtypje sikur ne Turqi apo Arabine Saudite te shkoje si ambasadore zj.Topalli,psh,apo kushdo katolik,ortodoks apo musliman,mjafton te kete krditet e nevjshme per ate vend pune.Te bej nje sygjerim Lek!Te dalesh nga vehte vetja nuk eshte e lehte.Per pune te atdheut sejciit I kerkohet nje sacrifice e tille.Hap syte Lek se c’mollen e c’ndodhi 300 km siper teje.Te pershendes!

  • Lek Dukagjin!
    Te pakten i krishtere ti nuk je.
    Ke shume helm ne shpirt dhe duket qe je me afer djallit se Krishtit. E vetmja rrethane lehtesuese per ty eshte ndoshta injoranca jote. Ky diskutim vlen me dhe pa emrin e Z. Visar Zhiti i cili eshte nje vlere kombetare dhe evropiane dhe si i tille i pakuptueshem prej vogelsise tate.

  • Cudi se nuk e dinim qe PD dhe PS hane ne nje canak. Me rregull treshi i bie qe opozite eshte LSI,hahahahaha….! Ky Zhiti sikur ishte minister kulture i PD me duket ? Megjithese vari lesht se lufta mes PD dhe PS eshte sa per te genjyer njerezit….

  • Ne meshat e shenjta, nuk flitet per urrejtje, vrasje , linçime…e gjera te ngjashme me keto….aty promovohet ungjilli i Krishtit…..paqja, dashuria, falja……Keto gjera jane lehtesisht te dallueshme, sepse dyert e kishave katolike, jane gjithmone te hapura per kedo, dhe s’te kerkon asnjeri ndonje “dokument”…….Ne ungjllin e Krishtit, nuk gjen asnje germe apo fjale, qe te ushqeje ndarje apo urrejtje ndermjet njerezve, dhe gjera te tilla si keto …..ato kerkoni diku tjeter, se i keni te shkruara te zezen mbi te bardhe, dhe pasojat e ketyre shkrimeve te “shenjta”, po i shohim perdite ne boten islamike…..Sa per besimin, rendesi ka te kuptojme, se kemi nje origjine dhe identitet, qe duhet te ndjehemi krenare, dhe se sebashku te sheshojme “muret” ndarese, dhe te largojme ate makth inferioriteti, ku jemi bllokuar, dhe te jetojme ne paqe e harmoni me njeri tjetrin……

  • ***…po te kishte mustaçet Nishani e kishte pranuar zhitin! hoqi mustaçet nuk I besohet ?.. eshte ne pritje ç’far ti thot Saliu.Ka nje te drejte qe ve ne dyshum zhitin ? ..ai ka thene:/vrisnin ne matarnitet te tiranes femije per te dhene gjak E.Hoxhes !.?./ky njeri I lige kujton ligsite e veta.s’ munde te perfajqesoi shqiptaret ne vatikan,dhe me teper katoliket shqiptar ,eshte njelloi sikur te dergosh ne turqi nje ambassador katolik ,turp..@@@@

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *