Ndërmjet analizës mjaft territoriale të kolegut Mero Baze mbi zgjedhet në PD dhe filmit të njohur të Kubrick, duket se më adekuat si titull qëndron ai i regjizorit të njohur britanik.
Kjo për faktin se nëse marrim si bazë zgjedhjet, apo votimet, të gjithë bien dakord se nuk janë të tilla. Pasi nuk kemi një zgjedhje demokratike apo shoshitje reale kandidaturash por një kaos zgjidhjesh që nuk kanë të bëjnë me forume demokratike, por me një atmosferë kazerme që si të tilla kanë një gjendje depresioni të ngjashëm me një dilemë më shumë se hamletiane.
Si do te jëtë PD-ja e re, një grupim i djathtë konservator? Një alternativë liberale ndaj ofertës së qendrës së majtë? Apo një qëndresë e fuqishme opozitare që përmbledh të dyja?!
Roland Bejko u zgjodh kryetar i PD-së së Gjirokastrës me pak vota më shumë por me një alternativë të qartë politike. Të mbrojmë kreun e komunës së Lazaratit. Zoti Bejko, njihet nëpër ekrane si një intelektual dialogues paçka se konservator i djathtë, por së fundi pati pikun e tij politik me mbrojtjen direkte ndaj Dasho Alikos. Një procedim penal ndaj komunës së Lazaratit, ai e cilësoi një “provokim” dhe “veprim të pamoralshëm” ndaj shtetit”.
Me këtë alternativë fitoi, duke u renditur në thelbin e asaj që do të quhet nesër si grupi drejtues i opozitës. Një ansambël qëndrestarësh me backraund intelektual por që alternativë kanë qëndresën e egër ndaj qeverisë. Por edhe një sintoni “kazerme” me ideologjinë sunduese të lidershipit të SHQUP-it, pra “zjarrit t’i përgjigjemi me zjarr”. Ose shqip siç përkthehet filmi i Kubrick-ut: “Fishekun ta mbajmë në gojë” edhe pse ndoshta nuk lë gëzhoja në qitje.
Abuzim? Pse nuk bëjmë një analizë në Tiranë, ku ndodhi dhe përmbytja më e madhe e opozitës aktuale në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit?
E bëjmë. Aldo Bumçi është kreu i PD-së së kryeqytretit. Por u kandidua në zonën elektorale që i përket minibashkisë 11, pra Laprakës. Dështoi. Zona tradicionale e PD-së në kryeqytet, e famshmja zona numër 8 ose Medresja bashkë me Pazarin e ri? PD humbi turpshëm. Doktori i njohur Halim Kosova, u soll si risi në “Stalingradin” e njësisë 5, së bashku me Kastriot Islamin, i cili u përdor edhe alternativë tek komuniteti rom por realisht nuk mundën të bëjnë gjë. Sali Berisha pësoi disfatë në Kavajë, Erjon Bogdani gjithashtu. Të vetmit që arrtën rezultate pozitive janë Myqrem Tafaj(relativisht) që fitoi në Kamëz dhe Keltis Kruja që humbi fshatin e Tiranës por që frenoi FRD-në. Po kush do ta drejtojë PD-në e kryeqytetit? Realisht selia e re e opozitës nuk ka asnjë, asnjë fitues me plot kuptimin e kësaj fjale. Atëherë kujt do t’ja besojë misionin e ri. Natyrisht një grupi të freskët që do ta rinovojë partinë. Por Basha po zgjedh jo thjesht “xhaketaktyerit” apo “Xhaketat e vjetra” siç thotë zoti Baze, por ata që e mbajnë fishekun në gojë apo “Full Metal Jacket”. Kjo pasi Paloka ka humbur, Tabaku ka humbur dhe për të riorganizuar ose do të zgjidhet një qëndrestar ose një i djathtë klasik. Që natyrisht janë jashtë SHQUP-it. Kjo nuk duket zgjidhja adekuate e Bashës.
Marrim bastionin solid, Shkodrën, që u humb më 23 qershor. Ka shumë që e relativizojnë, por faktikisht PD vetëm në qytetin e Shkodrës që fitonte në çdo zgjedhje me mbi 60% më 23 qershor vetëm përballë PS-së dhe LSI-së mori rreth 4 mijë vota më pak.
Por zgjedhjet e fundit në PD, në vend që të sillnin një alternativë ndryshe që do të shpaloste jo vetëm alternativën por edhe konfirgurimin e ri politk, solli përplasjen për të ruajtur skemën “kullë” që si imazh skandaloz edhe pse të harruar mbajnë si “trofe” marrjen peng e Prefektit të Shkodrës në vitin 1997. Por Shkodra nuk e ka harruar kurrë, ndaj edhe votoi ndryshe, normalisht si në vitin 1996 dhe 1997 ku PD humbi terren dhe sot kemi tharjen reale të shtratit të lumejve të rrjedhshëm politikë të së djathtës.
Të flasim për Durrësin? PD ka alternativë vetëm Halimin dhe Bylykbashin që janë pjesë e “kazermës” se “Full Metal Jacket”. Opozita e brendshme e Carës vetëm ofron mediacione dhe jo pozicione apo reparacione.
Korça? Një kaos. Për ironi të fatit. Zoti Ritvan Bode ka shoqëri të ngushtë me deputetin e 4-t të qarkut të Lezhës, që është tipikisht dhe jo metaforkisht rrjedhojë e titullit të filmit të Kubrick-ut.
Elbasani është në impas, me një dramë të ish-deputetit të Peqinit që u zhgënye nga të vetët duke u kthyer nga serbratori i votave në humbësin shembullor dhe i vetmi qëndrestar është Luçiano Boçi që askush nuk i jep fuqinë e merituar të drejtimit, pasi ai nuk është një ushtar kazerme, por një përfaqësues normal, edhe pse herë herë radikal por megjithatë normal i përfaqësimit të opozitës.
Atëherë kë ka Lulzim Basha, si çetë në 12 qarqet e vendit? Ou harruam Dibrën. Aty vërtetë ka një votim normal mes Rrahim Kalecit dhe Premtim Kryemadhit, të cilët realisht i përkasin krahut intelektual dhe kanë thyer skemat e vjetra të këtij qarku me stigma të vjetra. Gara në Dibër jep një shpresë pasi SHQUP ka mbajtur anën, por mund të ndodhë një zgjedhje demokratikisht relative. Megjithatë i favorizuar është ai që mban fishekun në gojë, pra “full metal jacket”.
Kukësi e Tropoja, e njëjta histori, Vlora po ashtu. Lushnja riktheu fantazmat e përplasjes tribale të vitit 1997. Fieri me pamundësinë e fitores në zgjedhje mban gjithnjë gjallë grupet e egra që gishtin gjithmonë e mbajnë në këmbëz dhe fishekun në gojë për të prodhuar fakte jashtë politikës.
Por realisht ku prodhon politikë reale PD-ja?! Normalisht kur është në pushtet dhe ndahet plaçka. Në fushata grupet përbërëse, ngjajnë me armatën e Atilës që sulmojnë dhe plaçkisin për ta ndarë pas fitores. Në opozitë? Grupimet kanë ekzistuar si gjysmë ilegale dhe madje guerile.
Këtë panoramë po na e jep dhe fushata aktuale e ideuar me udhëzim të veçantë nga Lulzim Basha.

Full metal jacket do te thote: fishek luftarak, fisheku ka majen cpuese teresisht metalike, jo mesimore apo stervitore, pra plumb qe te vret edhe pertej jelekut antiplumb dhe jo plumbin ne goje apo patalleqe te tjera. Nese ky zoteria punon per Bazen le te shkruaje te Tema!
DaVid
kuptimi i plote i titullit te Kubrick ka pikerisht ate kontekst qe permend shkrimi. dhe titulli eshte metaforik dhe me kontekst te caktuar qe ka rrjedhen logjike ne te gjithe shkrimin prej ka mare analogjine she spuntos per debatin mbi zgjedhjet ne pd. Nese do te besh debat me ermbajtjen ok po ska pse fyen
DaVid
kuptimi i plote i titullit te Kubrick ka pikerisht ate kontekst qe permend shkrimi. dhe titulli eshte metaforik dhe me kontekst te caktuar qe ka rrjedhen logjike ne te gjithe shkrimin prej ka mare analogjine she spuntos per debatin mbi zgjedhjet ne pd. Nese do te besh debat me ermbajtjen ok po ska pse fyen
shkrim interesant