PD ka festuar mbrëmjen e sotme 24-vjetorin e themelimit të saj. Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij tha se themelimi i kësaj force politike, është një nga ngjarjet më madhore në historinë e vendit, e cila e futi Shqipërinë në rrugën e kombeve të lira.
Sipas Bashës, lëvizja studentore luajti një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit dhe PD-ja solli pluralizmin e vërtetë.
“Lëvizja studentore mposhti frikën dhe krijoi një lidhje me qytetarët. Krijimi i menjëhershëm i PD-së, jetësoi pluralizmin e vërtetë. PD u bë zëdhënësja e revoltës popullore, antikomuniste. Në një kohë rekord themeluesit krijuan programin e saj, pa përvojën, pa financat, mes vështirësish, themeluesit ndezën pishtarin e lirisë. Këta heronj të gjallë të demokracisë ndërtuan alternativën e parë perëndimore në Shqipëri”, -deklaroi kreu i PD-së
Në këtë ditë të shënuar Basha ftoi ish-demokratët që të rikthehen për të ndërtuar një alternative të re. “Pas zgjedhjeve PD në një vit opozitë vjen më e bashkuar, më e fortë dhe më e mençur. Pas zgjedhjeve brenda PD, kjo parti vjen më e organizuar dhe e strukturuar. Janë të gjithë të ftuar në këtë familje të madhe. Demokratët zemërthyer janë të ftuar të rikthehen në këtë familje të madhe. Të bashkuar do të ngremë alternativën e re”, -ftoi Basha.
Gjithashtu kreu i PD-së, nuk la pa sulmuar të majtën, duke thënë se ajo përpiqet që të përbaltë Partinë Demokratike dhe lëvizjen studentore. “Kundërshtarët e së majtës janë përpjekur të përbaltin këtë pasuri kombëtare. E kanë kot. Historia e lëvizjes studentore është shkruar me akte, me vlera. Kujtojmë heronjtë, Azemin të parin, prijësin e lëvizjes studentore. Kujtojmë tre themeluesi e tjerë Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnorin, Ali Spahinë. Kujtojmë Sokol Olldashin dhe Ferdinand Ponin. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë. Janë ndarë nga jeta por janë këtu mes nesh”, -tha kreu i PD-së.
Në fund të fjalës së tij, Lulzim Basha shprehu mirënjohje për ish-Kryeministrin Sali Berisha, sipas të cilit mbajti PD-në të fortë dhe të bashkuar.
Në ceremoni nuk ka patur ftesë as për Ramën dhe as për Metën

partia e leshit me ne krye sali kriminelin
Ja dhe 2 versione te tjera te te njejtit lajm per te kuptuar sa mire i sherbejne gazetat online politikes:
http://www.gazetatema.net/web/2014/12/11/pd-feston-me-nje-dokumentar-per-opoziten-e-bashes/
http://www.panorama.com.al/
Ore gjytryn budall po ti ske lidhje fare me demokraci kush te q..e tyve ore ordiner,PD ka qene+eshte thjesht sigel,po ne krye te partise tuaj eshte PENICILNA saluku i serbise ish sekretari i PPSH-se juve perbeni+permbani vetem negativitet..