PD do të krijojë tension dhe destabilitet për një pistë vrapimi tek Liqeni

Elton Tafaruci

Demokratët do të rikthehen sërish në protesta në zonën e Liqenit Artificial.

Këtë herë jo për këndin e lojërave, por për ndërtimin e pistës së vrapimit, parashikuar nga Bashkia në masterplanin e zhvillimin e zonës së Liqenit.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, urbanistët demokratë thanë se ndërhyrja në këtë zonë do të sjell betonizimin e mëtejshëm të parkut. Në një tjetër projektvendim miratuar me votat e mazhorancës, Bashkia i hap rrugë ndërtimit të një parkimi nëntokësor me kapacitet 300 automjete në sheshin “Skëndërbej”.

 

Veliaj: Kompletimi total i pistës si për këmbësorët si për biçikletat në parkun e liqenit, ta reflektojmë këtë në buxhet 

Këshilltarët demokratë Besnik Aliaj dhe Akil Kraja tha se Bashkia do të shpenzojë 370 mln lekë për ndërtimin e një piste në zonën e gjelbër të Tiranës, që sipas tyre do të çojë në betonizimin e mëtejshëm të këtij parku.

Besnik Alija: Jo vetëm në emrin tim si këshilltar, por nga të gjithë grupimet mjedisore, shkollave, eksperteve, studentëve, pedagogëve, të gjithëve që janë në këtë fushe që të mos vazhdohet kjo masakër tjetër me parkun, do të pasohet me protesta, përsëri masive dhe do të krijojë destabilitet dhe tension të panevojshëm në qytet. Ju rekomandoj mos e miratoni këtë pikë.

Akil Kraja: Ne kemi akuzuar fuqimisht për frikën se liqeni po hahet

Një tjetër projekt që u kundërshtua nga demokratët është ai i ndërtimit të parkimit nëntokësor në sheshin “Skëndërbej”.

Parkimi në fjalë ka një kapacitet prej 300 vendesh dhe sipas  demokratëve, është një projekt klientelist dhe nuk përmirëson cilësinë e jetesës dhe nuk redukton ndotjen.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *