Partia Demokratike denoncon se janë vendosur gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve gjatë protestës së të hënës, ku makinat u ndalën për të kundërshtuar çmimin e lartë të naftës.
Deputeti demokrat Arben Ristani deklaron se gjobat politike janë të urdhëruara nga Edi Rama, ndaj protestuesve për çmimin e lartë të naftës, për shkak të taksave të qeverisë, janë të paligjshme.
Sipas tij, drejtoritë e policisë së çdo qarku, janë njoftuar për protestën, sipas ligjit në fuqi dhe se gjobat janë thjesht ndëshkim i hakmarrësit Rama, që refuzon të dëgjojë qytetarët e vendit.
Reagon MPB: Shpifje e radhës
Ministria e Punëve të Brendshme reagon ndaj deklaratës së deputetit Ristani, duke e cilësuar si shpifje të radhës.
MPB sqaron se në të gjithë territorin e vendit në datë 26.01.2015, shërbimet e Policisë Rrugore morën masa për të menaxhuar trafikun e rënduar dhe nuk kanë vendosur asnjë masë administrative me gjobë për mjetet, megjithëse ato ndaluan në kundravajtje duke bllokuar trafikun dhe sollën shqetësim dhe vonesë për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Në vijim thuhet se shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar të paktën 330 automjete që ndaluan duke bllokuar trafikun, kryesisht autovetura, të cilat shkelën nenin 20 të Kodit Rrugor që parashikon: “Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë”, por për asnjë prej tyre nuk është marrë masë.

Po ti kishin vene gjoba,do kishin bo mire,se me c’te drejte me blloko rrugen,kur un nuk kam deshire te marr pjese ne proteste,apo donin me shtu numrin e protestuezve?
I nderuar pis sarosh. Ne cilin rrjeshte te kushtetutes thuhet se ca vagabonde te drejtuare direkt nga dy krye vagabondet mund te bllokojne levizjen urbane te nje shteti .Ku e ke gjetur or kete metode.çfar pergjigje i jep atij qe ishte duke vdekur ne abulance dhe rruga ishte bllokuare nga vagabondet e tu.Ne cilin vend te botes ndodh kjo,pse nuk ka forma te tjera te protestes apo kjo ishte zgjedhje vagabondazhi.pika si nuk ju bie.Ta them vertete ti e ke zanatin e pijanecit lek ke se ke vjedhur pa hesap ushtroje plotesishte
ate dhe do te jeshe me i qete se kur te degradoshe fare nuk te denojne me as me burg per ato qe ke bere.cio.
ju ishit sheiket e shqupit qe bllokuat rruget vagabonda te ndyre ju edhe ai qe u nderzen paljaço malok
GJITHKUSH KA TE DREJTE TE PROTESTOJE, ASKUSH NUK MUND TE BLLOKOJE TRAFIKUN.
POLICIA NUK KA BERE DETYREN E SAJ LIGJORE QE ESHTE TE SIGUROJE LEVIZJEN E LIRE TE MJETEVE.
PER KETE DUHET PENALIZUAR.