PD hap procesin për kryetarin, zgjedhjet më 22 korrik

Ornela

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë.

Nëpërmjet një vendimi që mban firmën e dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen më 22 korrik.

Vendimi cilëson hapjen e procesit zgjedhor për kryetar të PD-së, ku kandidaturat duhet të paraqiten deri në 2 korrik.

“Zgjedhjet do të zhvillohen në 22 korrik”, bën të ditur vendimi.

Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen por bëri të ditur ngrirjen e funksioneve të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *