PD hap sot fushatën, Berisha njofton nga Facebook-u

anazapta

Partia Demokratike hap sot fushatën elektorale. Një ditë ë parë, kryeministri Berisha njoftoi nëpërmjet Facebook-ut hapjen e fushatës, 10 ditë përpara nisjes së saj zyrtarisht.

Fushata hapet në orën 19:30, në sheshin “Nënë Tereza”. “Hapim sëbashku në Tiranë fushatën e fitores!  Të dashur miq! Nesër në ora 19:30, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim sëbashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e fitores sonë të re! Sb”- shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

 

Share This Article
5 Comments
  • Per te shkuar sonte ne sheshin “Nene Tereza” tek mitingu i PD te gjithe fansave u duhet te kalojne para Kryeministris nga dritaret e se ciles u qellua me 21 Janar mbi protestuesit e paisur me çadra pistoleta dhe thika me helm.Muzika qe duhet te ushtoje nga mega altoparlantet per tju kthjelluar mendjet tuaja,jane klithmat e te djegurve per se gjalli ne Gerdec…….Mos e shisni shpirtin miqte e mij.

  • Ky eshte i vetmi kryeminister bashkekohor qe t\din tu pershtatet te rinjve dhe tteknologjise! Dhe te gjithe mbesin gojehapur 😉

  • Eshte nje menyre koherente lajmerimi per fushate, nje menyre shume e goditur qe do sh guxim per te marre fame, por mesa duket kryeministri paska qelluar ne shenje!

  • Tirana do te jete Blu ashtu sic edhe facebooku eshte blu,…! Ne pritje te nje spektakli marramendes per sot ne darke

  • perpara me ju kryeminister…….
    tu tregojm opozites se kjo eshte nje parti me deputet dhe jo me hajduta dhe kriminela si ajo e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *