PD: Harta politike s’do pranohet kurrë. Fjalën e fundin e kanë qytetarët

Dita

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Eduard Haimi ndaj deklaratës së fortë të kryeparlamentarit Meta për ndarjen e re territoriale.

Deputeti i PD-se, Halimi shprehu vendosmërinë e opozitës për të mos e njohur kurrë hartën e re, sipas tij, hartë politike e dyshes Rama-Meta.

 “Ata që urdhëruan bllokimin e vendimeve e Gjykatës Kushtetuese, për të fshehur llumin ku është zhytur parlamenti me deputetë të inkriminuar dhe familjare të tyre pjesë të mafies ndërkombëtare dhe trafikut ndërkombëtar, sot dolën për të folur për Kushtetutën dhe hartën politike të bashkëfirmosur si një hartë e interesave të errëta të Edi Ramës, Ilir Metës dhe kujtdo tjetër që u përfshi në këtë farsë”, tha Halimi.

Në përgjigje të Metës për bojkot të opozitës në këtë proces, Meta  tha se shumica e nisi pa opozitën dhe e përfundoi pa opozitën.

E nisën gjoja me konsultime me komunitetet vendore por thirren vetëm të bindurit e klanit dhe injoruan zërat e arsyeve kundër. E nisën dhe e mbyllen duke i sfiduar hapur miqtë dhe aleatët me pazaret e ulëta deri kriminale, që bënë në një parlament ku bota e krimit përcakton shumicën dhe ka çelësat e vendimmarrjes. Organizuam tri konferenca kombëtare dhe kemi konkluduar me një rezolutë në të cilën kemi përmbledhur paketën e propozimeve tona për reformën administrative-territoriale”, tha Meta.

Share This Article
1 Comment
  • Ku i gjeni keto kinezerira mor aman ! Jemi ne nje demokraci perfaqesuese, populli ka zgjedhur perfaqesuesit e tij ne Parlament dhe nuk ka per detyre te thote “fjalen e fundit” qe pretendon ti more demoagog dhe Populist i qelbur. Jemi nje republike parlamentare APO jo ? Je edhe Jurist, pale !!!! Pse thua gjera qe te bejne qesharak more i mjere. Hiqeni ate m….Sale qe te biem rehat juve dhe neve si popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *