Partia Demokratike regjistroi një tjetër humbje në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila sot vendosi ta rrëzojë kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Gjykata vendosi “ndryshimin e vendimit nr. 267, datë 02.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, duke rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
Vendimi i sotëm heq çdo dyshim për vlefshmërinë e mandateve të këshilltarëve Abdyl Sarja, Eni Pëllumbi, Liri Jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini, të cilët në gusht të vitit të kaluar zëvendësuan 6 këshilltarë që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.
Ajo hedh poshtë edhe pretendimet e këshilltarëve të PD-së, të cilët me arsyetimin se këto mandate janë të pavlefshme, kanë bojkotuar për disa muaj mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ku janë marrë vendime shumë të rëndësishme për qytetarët, si dhënia e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë.
Madje, këshilltarët e PD-së këtë arsyetim përdorën edhe në prill të këtij viti, kur refuzuan të votonin për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, i njohur si “Mandela” shqiptar, një nga themeluesit e parë të Partisë Demokratike dhe simbol i demokracisë në Shqipëri.
o.j/dita

PD e ka humbur me kohe rrugen. Ka mare rrugen per Janine… po kerkon nonje BABOLE tjeter… e po shkon ne te… Theodhoriut.
Mos na hapni zorret e barkut me Pjeter Tomen (Arbnori) me biografi te “keqe” qe perfundoj Universitetin ne kohen e Diktatures. Ai ishte nje spiun i vjeter i ish Sig te Shtetit.
Mos beni krahasime me emra te tjere, ne kete rast me Mandelen se e njollosni edhe kete emer.
Shoke e moret vesh skandalim me keta tre gjyqtaret qe moren kete vendim? Pra vettingu po sherben si dordolec i rilindjoteve per te trembur korbat e drejtesise duke i imponuar diktatin e partise si ne kete rast. Qe ajo mentre mandatimi ishte abuzive ishte evidente vec frika e ketyre 3 gjyqtareve nga vettingu e beri te bardhen te zeze. Shoke po silleni njesoj e mos me keq se Saliu.
A e kuptoni shoke se cfare termeti do te shkaktonte nje vendim i ndryshem per bashkine e Dhjeliajt? Ha perse pressioni la qene shume i madh mbi gjyqtaret. Ketu nuk behet fjale se cila parti politike fitoi por a triumfoi drejtesia apo jo shoke te Dites qe qani hallin mis u zemerohet kriepsikoja!