PD: Hysi dhe Manja gënjyen, ja çfarë thotë Konventa Europiane

Ornela

Partia Demokratike vijon me publikimin e fakteve për vëllain e Fatmir Xhafës, teksa deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar edhe për deklaratat e Vasilika Hysit dhe Ulsi Manjës.

Për PD-në, Hysi dhe Manja “mashtruan sot në mënyrë të pacipë, për t’i ardhur në ndihmë Fatmir Xhafajt, të kapur në flagrancë duke falsifikuar ligjet e Reformës në Drejtësi për të shpëtuar të vëllain e dënuar për trafik droge”

“Konventa Europiane për Ekstradimin, që ka qenë në fuqi dhe është zbatuar, edhe përpara se të bëhej ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, thotë krejt të kundërtën e asaj që deklaruan kamikazët e mazhorancës. Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se: “Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një çështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim”. Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi. Kjo është Konventa. Ky është standardi europian”, thotë Enkelejd Alibeaj.

PD vijon më tej se rasti i vëllait të Ministrit të Brendshëm, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim. Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj i ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij.

“Dokumentet zyrtare të drejtësisë Italiane vërtetojnë se:

  1. Agron Xhafaj është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale.
  2. Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës
  3. Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leces dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.
  4. Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata.
  5. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht.

Por Agron Xhafaj, ka zgjedhur t’i fshihet drejtësisë dhe të strehohet në Shqipëri Në këto kushte, asnjë autoritet italian nuk jep garanci për rishikim të vendimit, në shkelje te legjislacionit italian dhe Konventës Europiane për Ekstradimet. Tani si pasojë e amendamentit korruptiv Xhafaj në Kodin e Procedurës Penale, është pamundësuar ekzekutimi i dënimit në Itali ose në Shqipëri. Pra i dënuari me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge nuk vuan asnjë ditë!”, tha këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi.

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
  • O kunguj te PD-se.
    Mos na komentoni Konventen Europiane per Ekstradimet,por citoheni ate sic e thote ajo.Atehere na e lini ne popullin(komentuesit ne kete rast),te bejme komentet sic I mendojme ne dhe nuk i duam ato qe komentoni ju.Mbase jemi dhe ne te njejtin mendim me ju,por nuk i besojme pa verifikuar se,tuajat jane te veretetat…

  • Kaq i zoti eshte ky gjel- kokoshi,nipi i Isa Toskes qe te
    komentoje e interpretoje konventat nderkombetare.?!
    Gufosjet e keti pizevengu nuk impresionojne kerkend
    dhe ne se vertete ato qe thua Ti jane ashtu sic thua zo-
    trote, perse nuk botoni cfare thote ne thonjeza: marre-
    veshja apo konventa per kete problem. Ne Shqiperi ka
    juriste shume me shume kopetente se sa ky spurdhjak
    kapadai,fanfarron e byhthec qe t’i lexojne dhe te interpre-
    tojne jo ne menyre inatcore por ashtu sic jane ligjet nder-
    kmbetare. FANFARRON ,asgje me teper , VEMJE ..

    • Alphade, me mire nip i Isa Toskes se i Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut , Feçorr Shehut, Aranit Çeles e krimineleve te tjere te diktatures Enveriste.

  • Besoj se si udheheqes te Partise Demokratike duhet te beni analizen e ish kryemimnistrit Sali Berisha, rreth akuzave qe ka ngritutr Izet Haxhia.
    Akuzat e tij kunder Berishes (nese jane te verteta) kane demtuar Shqiperine dhe shqipetaret, ndersa vepra e vellait te Ministrit Fatmir Xhafa ka renduar vetem personalitetin e tij dhe jo te vellait. Me kerkesat tuaja per te ngarkuar me pergjegjesi Fatmir Xhafen doni te na ktheni ne kohen e monizmit ku per fajet e nje personi ne familje denoheshin politikisht te gjithe pjestaret e tjere te familjes.
    Mendoj se ka ikur koha e Enver Hoxhes per denime te tilla. Thirini mendjes, sepse Shqiperia ka te tjera probleme akute per te zgjidhur.

    • Janaq e ke gabim , jetojme tamam kohen e Enverit dhe mos me keq dhe nese je shqiptare i vertete me beso , rilindasit e Ed droges jane me te pabese e me te ligj se baballaret e tyre enveriste.

  • Po mir mo ne qoftese paska pasur urdher arresti per vellain e xhafes pse ky alibejaj nuk e paska ekstraduar kur ka qen minister se mesa po marr vesh un akuzohet per nje krim qe ka ndodhur ne 2002 apo vari lesht tani u duhet ketyre per argument.

    • O njeri me tre pika kerkon te mbrosh por sdi , je shume prapa ne kohe, Vendimi i formes se prere nga gjykata Italiane eshte mare nga fundi i vitit 2012, por çrendesi ka dhe kjo ,cilido person qofte nese rezulton i denuar duhet shkoje ne burg. Ja pra eshte kaq e thjeshte .

      • O komunisti kubes ne ndryshim nga ty un spo mbroj njeri thjesht po pyes per te qen me i qart. Po dhe nese eshte si thua ti vendimi eshte i 2012 pd ke qen ne pushtet deri ne 2013 ka pas nje vit kohe per ta ekstraduar dhe asgje skan bere dhe deri sa xhafa nuk ishte minister i brendshem nuk u degjuan ndersa sot ne 2018 na qenka skandal ti ke ik per lesh o komunist kubanez. Ne nje gje jam dakort me ty qe asnje nuk eshte mbi ligjin dhe dua ti shikoj ne burg te gjith ata qe e kan vjedhur dhe shkatrruar vendin tim pa perjashtim qe nga sala basha meta e te gjith ata qe i ndjekin nga pas dhe kur them kete as rama nuk ben perjashtim ligji eshte mbi gjithcka. Po ktu jan te gjithe dele qe mendojn se ujku do ju sjelli lirin dhe ju jeni delet qe i ndiqni nga pas.

        • Te mirekuptoj o njeri me tre pika, por duhet te dish qe une vetem komunist nuk jam . Une i respektoj bindjet dhe mendimin e te tjereve dhe ne shoqerine time nuk ndahemi apo bashkohemi per bindje ,vetem per moral , karakter e ndershmeri, kjo na ndan ose bashkon. Vella Shqiperine dje e shkaterroje komunizmi, sot bijte e tyre , po e vjedhin , po e robtojne , jane turrur si ujq te uritur dhe po e shqyejne dita dites. Jemi nje vend i bekuar me pasuri te medha , me gjithçka i duhet nje populli per te jetuar, por ketu vidhet e vetem vidhet nga te dy krahet politike. Te gjithe pas hekurave bandite e te korruptuar , pa ngjyra politike , populli mos te behet tifoz me njeren apo tjetren pale. Koha kerkon ne skene njeriun e ndershem , te moralshem , patriote e fisnik , vetem keshtu shpeton Shqiperia . Te behemi te gjithe bashke e te shporrim nga skena politike banditet e djeshem e te sotem te veshur me pushtet.

  • More zoterinj te pd, po ku ishit me pare ore kriminele te ketij vendi qe nuk dini gje tjeter vetem te shani e te bjollosni shqiperine. Pse u kujtuat tani, apo po vjen haka tek I zoti, mos u trembni se burgu per burrat eshte, se pari per sali qenin e ne vazhdim per ju o horra te ketij vendi. Nuk ju vjen turp qe dini ne media e trumbetoni te pa verteta pa asnje fakt. Po kush ju beson ju more hajdute e kriminele. Drejtesia nuk duhet te vonoje dhe sigurisht nuk e keni me fuqine qe ta ndaloni ate, as saliu e as basha me monen.

  • Nese ka nje skandal ne kete afer me Xhafajn,eshte nominimi i tij,jo pse ka vellaun te denuar,po pse ishte pjese e diktatures qe shtypi aq shume shqiptare .
    Ky eshte skandali i vertete ,sidomos per Edi Ramen qe e zgodhi,
    Xhafaj ne kete rast nuk ka asnje faj:as pse u zgodh,as pse ka vellau nje trafikant droge.
    Po tregoj se nuk ka etike e ndergjegje politike,mbasi pranoj postin duke e ditur se nominimi i tij do shkaktojne dhimbje tek njerezet qe ka lenduar dje,e shqetesime per qeverine sot ,deshti scdeshti,me punen e vellaut.
    Kane vdekur burrat e motshme qe doren ne zemer ,per hir te atdheut apo te katundit thojshin flm po kjo pune nuk bane per mu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *