PD: I akuzuari për përdhunim është emëruar doganier

Bledar Lumani

Partia Demokratike iu është rikthyer denoncimeve, për ato që i cilëson si emërime kriminale në administratë.

Zëdhënësja e PD-së deklaroi në një konferencë shtypi, se një i akuzuar për përdhunim, është emëruar doganier.

Ndërsa një i arrestuar për falsifikim pasaportash, sipas PD-së, është emëruar IT.

“Çfarë mund të ndodhë me një të denoncuar për përdhunim, të shpallur në kërkim nga policia në prill të vitit 2010?

Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, një person i tillë bëhet doganier.

Kjo ka ndodhur me Elton Bashollin në Korcë. Nëse bëni një kërkim në arkivë do t’iu dalin dhjetra lajme për këtë ngjarje të rëndë, ku një e re nga ky qytet e ka denoncuar pas dhunimit seksual, dhe ndaj tij ka filluar procedimi.

Sot është doganier i Edi Ramës dhe Ilir Metës, gjë që e tregon edhe ai vetë në Facebookun e tij.

Po me një të arrestuar në Korcë, në korrik të vitit 2011, për falsifikim pasaportash, për paisje me këtë dokument të personave që kishin probleme me drejtësinë në vendet e BE-së, çfarë mund të ndodhë?

Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, ai bëhet specialist i IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve të Korcës.

Relis Mulla u arrestua dhe ndaj tij nisi procesi hetimor në korrik të vitit 2011, pasi kishte prodhuar dhjetra pasaporta përmes falsifikimit të të dhënave, për persona me precedentë në Europë. Në atë kohë, Mullai punonte pranë kompanisë Aleat që prodhonte pasaportat.

Arkiva është e pasur me lajme për këtë ngjarje të rëndë.

Sot, falsifikatori i pasaportave është specialist i IT, në zyrën e Tatimeve, pikërisht ay ku janë të dhënat konfidenciale të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky është modeli që kanë instaluar në administratën publike dhe në postet kyçe Edi Rama dhe Ilir Meta. Përdhunues e falsifikatorë në punët më të kërkuara. Aty ku i shërbejnë partisë.

Inkriminimi është skandaloz dhe tronditës. Eshtë e qartë se banditët, keqbërësit, llumi i punëve të zeza, janë kërkuar, kanë bërë kontratë me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Dhe janë sot nëpër poste ku zhvasin e dhunojnë qytetarët e vendit.

Ndaj Edi Rama dhe Ilir Meta nuk e duan dekriminalizimin, ndaj i bëjnë rezistencë, e pengojnë atë.

Po këto raste, dhe qindra të tjera që Partia Demokratike ka denoncuar janë arsyeja madhore pse dekriminalizimi duhet bërë, pse vendi dhe qytetarët duhet të çlirohen një orë e më parë nga këta banditë të veshur me kollaro e pushtet nga Edi Rama e Ilir Meta”, thuhet në deklaratën e PD.

Share This Article
13 Comments
  • Ne fakt PD e salehut duhet besuar, se kjo parti, duke qene se eshte mbeshtetur plotesisht nder vite nga krimi, i njeh shume mire, te gjithe ata qe u shkeputen nga salehu.
    Nuk di te them ne rastin ne fjale, por di te them, se ne qofte se eshte e vertete, me siguri ai person qe sot akuzohet nga PD, ka qene ne pjesen e kesaj partie kriminale.

    • Je bo i bezdis me tifozerirat e kohes se qeps,,,po trongell njele si ti si sala si kto te tjeret,,,,,,,bajat fare mei llaf
      Meri per darke kto te ps,e na le rehat,,,shif shkrimin dhe reflekto mos u mer me sali qenin,shif kto qente e tjere,mer qorri i bibes

  • horri!

    Si do qe te jete zgjedhjet e 23 qershorit ,apo 1.000. 000 shuplakave sic ka qejf maxhoranca ti quaj, u fituan,per te crrenjosur njehere e pergjithmone keto femomene dhe dukuri te emerimeve ne poste drejtuese e ne administrate per keta elemente vemje qe jane kudo dhe cfaqen kudo ku ata gjejne teren per te abuzuar dhe pervetsuar djersen dhe mundin e mbare shoqerise.Keshtu qe nuk pajtohem meqense keta kane qene element te PD nuk ka pergjegjesi maxhoranca .
    Kjo eshte ajo qe te trishton dhe me shume dhe te bene te ndihesh i pasigurt dhe i fyer ne vendin dhe punen tende.Megjithse e ka argumentin e vet: aleanca me leshe…… line.

  • Keto bukuroshkat e PD-se po fycke gjthmone bre!Plloce ma kane ate te shkrete koke!Nuk marrin haber se i bejne dem PD-se me,sepse si i akuzuari i pare,eshte i vitit 2010 dhe PD nuk e paska kapur dot e ta denonte,ashtu si i akuzuari i dyte eshte ish punonjesi i tyrte,qe qenkerka vendosur ne detyra pa u studiuar me pare.Gjuaj topin mire se po i re per muri te perplaset ne fytyre.Shikoni beni ndonje makiazh qe te dukeni me bukur,se per fotozhenike ju kane marre ne pune.

  • Ik moj trularaske e bej ndonje pune me dinjitoze,se sa perdoresh nga nje parti fashiste si PD-ja. Saliu e Luli e kane vendin pas hekurave e te mos llapin tere diten,kane lyer duart me gjak kjo mjafton per ti vene atje ku te mos dalin me.

  • VETEM PD-ja dhe sahan lepirsat e saje rrethe e rrotull nuk kan asnje moral te kritikojne per emrime nepotike .Pasi ata jane vete ne ndjekje penale per vjedhje dhe vrasje makabre .Kjo parti duhet te dale jashte ligjit.

  • Ne se eshte e vertete koston nuk e ka as Edi Rama e as Ilir Meta,por vendi .Zuzaret e cdo lloji ,e te cdo partie jashte nga administrata publike.Per kete ka te drejte p.d. pamvaresisht ne se i njeh,i ka njohur, apo kane qene kontigjent i saj.

    • po hajde fol me kungujt,,qe i duken si ndeshje sporti,,,,,nuk dine ku kane koken,sa bukur e hedhin voten,pastaj ne fund i japin rroten,,,dhe fshataret,po 10 ua japin noten

      ishalla ju bofshin gropen,,,nga te dyja krahet,ku krahe skane pasur kurre

      Nuk me dhimset mo shqipnia,,,,,,,sepse e meriton qeverine qe vjen e iken

      Just GOD,maybe think 4 u,,,,if he its not tiired

  • Mos e kritikoni PD dhe ne menyre te vecante ish pushtetaret e saj sepse ajo mashtrimet, grabitjet e popullit ne mes te dites, vrasjet,aktet kriminale, shitjen e teritoreve te vendit etj. etj i bente me QELLIME TE MIRA , per te pergatitur kundershtaret e tyre qe mos t’i benin keto gabime kur te mirnin pushtetin.
    Me respekt, V.Duka

  • Eshte absurde qe p.s.-ja,te punesoje njerez te pergojosur kur, ne ate parti ka me qindra te afte qe jane te ‘paster’,keshtu imbyllet shtegu thashethemeve por edhe puna behet me e thjeshte.

  • KUCI KUCI DOLE PRAP TI RUSHI / SI SU VJEN PAK TURP KUR DILNI TE LYERA TE PERLYERA RECITONI VARGJET E SHTRIGANIT /LEKU I PRISHI SHQIPETARET I KRIMINLIZOI I KURVEROI JU NXORI NE PAH SHPIRTIN E VERTETE QE KA SEJCILI/ VECANERISHT JU MISAT E PD QE DILNI NE KOFERENCE / KUR LEXONI SHKRIMIN QE JU KA DIKTU SHTRIGANI ME NJE HERE JU ZONJUSHE ME DUKENI COMBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *