PD i përgjigjet deklaratave të Metës: Kurrë plan për djegien e institucioneve

Edona Llukacaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, ditën e sotme para komisionit hetimor në Kuvend.

Në lidhje me qëndrimin e presidentit Meta, që u shpreh se kishte pasur informacion për rrezikun e djegies së parlamentit në protestën kombëtare të thirrur nga opozita në 8 qershor, Bardhi tha: “Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit”.

Në vijim, Bardhi shtoi se kreu i PD, Lulzim Basha ka denoncuar vazhdimisht skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës.

Sipas Bardhit, komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta është një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Bardh Ziu prap mundohet te pshtjellon te verteten me gnjeshtren.More Bardh Ziu rruga kurre nuk ka sjllur gje te mire, qe t’ju sj ell juve rrogaqeve te alihut,Bashes,Kryemadhit, mediutr e g rupit te “ganstereve” rrugaq. Ju keni zgjedhur vet rrugenm,jo istitucionet prej te cilave u larguar,Nuk zgjodhet demokracine,besimin e sovranit,por deshtet te vini ne qeverisje me “Rama Ik” e “Basha n’shpi”Keshtu asnjeher nukm ka pasur zgjedhje demokratike e as ardhje pa besimin e sovranit,mesuesit tone te madh e te vertete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *