PD: I riu në Gramsh u vra prej konflikteve të drogës

Elton Tafaruci

Partia Demokratike deklaron se vrasja e të riut në Gramsh ka ardhur si pasojë e konflikteve për drogën.

Në një deklaratë për mediat, Gerti Bogdani u shpreh se “vrasja e sotme ne Gramsh që ka motiv parcelat me kanabis, është tregues i qartë i thellimit të varfërisë, rritjes së konflikteve, dhunës dhe vrasjes, dhe i shtetit që jo vetëm bën sehir ndaj drogës, por bëhet instrument mbështetës; shembull i qartë i të cilës është ministri Tahiri sot, që e fsheh motivet e vrasjes në Gramsh”.

Sipas tij, milionat nga ky biznes shkojnë në pak duar. “Kanabisi pasuron vetëm kartelin e Edi Ramës, që përdoret më pas për të blerë dhe votën, për të ruajtur pushtetin e krimit, ndërkohe që vazhdon të thellojë varfërinë e shqiptarëve”, u shpreh deputeti demokrat.

“Kryeministri i vendit, në vend që të luftojë kanabisin dhe trafikantët e tij, tallet, siç bëri mbrëmë në studion e emisionit Studio e Hapur, në News24, duke konfiskuar një degë kanabisi”, vijoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *