1. A është e djathtë Partia Demokratike?
Tradicionalisht e Djathta si alternativë e natyrshme politike, ka katër tipare të qarta dalluese, apo shtylla të alternativës së vet: Familjen, Pronën, Atdheun dhe Besimin tek Zoti. Pa u shtyrë fare në mënyrën sesi u sajua “e Djathta PD” në zyrat e Partisë së Punës dhe u pajis me siglën e klubit “Dinamo” të Ministrisë së Brendshme të diktaturës, mjafton të shqyrtohen me një vështrim zogu se si janë trajtuar nga PD-ja dhe lidershipi i saj enverist katër kolonat tradicionale të renditura më sipër. Lidershipi enverist i PD-së shqiptarë në këto 22 vjet tranzicion nuk ka lënë kundërshtar, jashtë e brenda gardhit të vet, pa iu futur nën jorgan e pa e përgojuar me libër shtëpie, duke nëpërkëmbur hapur një kolonë themelore të të Djathtës, Familjen si njësi bazë të shoqërisë. Pronën, kolonën themelore të alternatives së Djathtë, PD-ja ua ka mohuar pronarëve të ligjshëm, duke i quajtur “ish-pronarë” dhe ua ka ndarë me biografi pjesëtarëve të klanit të saj të ngushtë, që sundon politikën dhe ekonominë e vendit.
Atdheun dhe interesat kombëtare, PD-ja i llogarit vetëm si monedhë shkëmbimi për të blerë me to zgjatjen e jetës së pushtetit e për këtë mjafton të kujtojmë se si i shiti naftë makinës barbare të Milosheviçit për të përvëluar Kosovën dhe kosovarët, apo të përmendim shitjen e fshehtë të shelfit tonë detar Karamanlisit, me anën e një marrëveshjeje të turpshme, vetëm për të marrë mbështetjen e pushtetit të saj nga Greqia.
Për të mos folur pastaj për besimin tek Zoti, që lidershipi enverist i PD-së e përdor në vend të parullave të dikurshme të propagandës së diktaturës. Së, për mendimin tim, lidershipi i PD-së, që ka marrë peng Alternativën e të Djathtës së natyrshme shqiptare këto 22 vjet tranzicioni, është mjaft larg besimit tek Zoti. Sepse, si ata që u vunë kazmën kishave dhe xhamive nën tingujt e këngës “Lindja është e Kuqe” në kohën e kopjimit shqiptar të Revolucionit Kulturor kinez, edhe ata që vendosin gurin e parë në themelet e xhamive dhe të kishave, nuk besojnë tek Zoti, por tek kulti primitiv i “komandantit”. Dhe tek ne nuk është aq e vështirë të shikohet që janë po të njëjtët njerëz.
vetem te djathte nuk ka ne shqiperi,komunista e bije komunistash te konvertuar ne kodosha po