Dje ka qenë përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Edhe pse nuk ka pasur një lidhje me Durrësin, që në kohën e Goresë iu ngrit një bust në një nga sheshet më të njohura të qytetit të Durrësit.
E ndodhur prej tre muajsh pa kryetar, pas një riorganizimi që po i bën Enno Bozdo, PD-së së Durrësit, por edhe pas shkarkimit të një prej miqve të Azemit që ishte kreu i PD në Durrës, PD ka harruar që të përkujtojë Hajdarin.
Interesimit të gazetës Bulevard lidhur për përkujtimin e kësaj date në Durrës, hera e parë që nuk bëhet që pas vendosjes së bustit, Stafa i është përgjigjur se ai nuk ka tagrin politik që të bëjë një ceremoni të tillë. Sipas tij, drejtues të komanduar duhet ta kishin bërë një gjë të tillë, aq më shumë që Durrësi ka dhe deputetë. Por po interesimit të gazetës, deputetët i janë përgjigjur se kanë qenë në Dibër për të ndjekur fushatën, dhe nuk ju ka shkuar në mendje që ka qenë data e vrasjes së Azemit.
Gjithsesi, për herë të parë, në një bust të vogël në Durrës pas 16 vitesh, PD nuk e ka nderuar liderin e saj.
