PD-ja ka gjithë arsyet, mos i ndahet tatëpjetës!

Dita

PD-ja ka gjithë arsyet,
mos i ndahet tatëpjetës,
ende s’ka bërë analizën,
e Dymijë e Trembëdhjetës!

Tash-Luli brënda shtëpisë,
ka dalë e prapë kërkon vota,
dhe s’e di se pse kërkon,
duartrokitje të forta!

Nivelin e turpërimit,
duket shpejt e ka harruar,
dhe prapë i kalon takimet,
vetëm duke akuzuar!

Të tijët i katandisi,
pak a shumë si një shoqatë,
po duket-në humbëtirë,
ka përkrahës shumë të zjarrtë!

Janë fakirët e shkretë,
që Luli u bëri gropën,
po si një kalli pa bukë,
Luli s’di ta uli kokën!

Në këtë vapë Korriku,
Lulashi po ndez gallatën,
jo sikur ka humbur thellë,
sikur ka fituar fushatën!

E kalon veç me një frazë:
“Kam dhe gabimet e mia!”,
pastaj mjegullon mjedisin,
si e vodhi qeveria?!

Luli vazhdon me gënjeshtra,
përsëri e përsëri,
dhe harron se shtatë ministra,
ka ende në qeveri!

Në vend të trurit normal,
Luli duket ka tallash,
gjersa po vazhdon refrenin,
me hashash dhe me hashash!

Dhe pas super turpërimit,
e ndjen veten një kolloz,
vështirë Bota të ketë parë,
një të tillë karagjoz!

Ka harruar turpërimin,
prapë ka nisur të ngrejë zërin,
kur baza duhet “ta hante”,
me gjithë lecka të tërin!

Zgjedhjet ishin shumë të mira,
vota si duhej u hodh,
po Luli vazhdon gënjeshtrat,
si u shtyp e si u vodh?!

Ne dimë shumë mirë arsyen,
pse zgjedhjet po i bën pis,
dhe këtu kemi sqaruar,
se s’u vodh-por u braktis!

Në këto zgjedhje u rrit,
nga të gjithë LSI-ja,
se i ka marrë PD-së,
mijëra vota Lul-mavria!

Ç’mori “Libra” dhe të tjerët,
janë të tuat zoti Rrotë,
se PS-së nuk i mungon,
as dhe një e vetme votë!

Dyqind mijë votat e tua,
në fakt humbur fare s’kanë,
se i mungojnë PD-së,
po në shumatore janë!

Duket prapë tek ty PD-ja,
do të mbetet si çiflik,
dhe pse sot duhet të bëje,
veç një turr autokritik!

Selami në të vërtetë,
ka një qasje qytetare,
në PD-qytetaria,
është e papranuar fare!

A. Duka

Share This Article
1 Comment
  • O Arben mendoj se jeni njeriu ma negativ qe ka vendi.Kur shkrueni ju siuni i sigurimit te shetit mendon se fitoni popullaritet.Te jesh i sigurt vetem shoket e tuaj fuksa si puna jote jua ben qefin.Si ja lejon vehtes ne ate mosh te jesh aq servil more burri i dheut.Poet militaruc me pages.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *