PD-ja brenda vetes e ka kuptuar mirëfilli faktin e dukshëm tashmë që afati i skadencës së qeverisjes po afrohet frikshëm. Për ata që e kanë rrjepur si pulë vendin dhe popullin nuk është e lehtë. Një mik nga krahina e Luznisë, trevë kjo e shquar për ironinë , sarkazmën e fjalët “ me kunja”, thotë për PD- në dhe fushatën e saj shpresuese se “këta janë si gomari në ëndërr”. Rrëfenja e hershme me tipare fabule tregon se , kur gomarit i kishte ngulur dhëmbët ujku e dhimbja po i shkonte në kockë , ai ( gomari pra ) mendonte me vete “ dashtë Zoti që të jem në ëndërr!”
Shprehje e qartë e ndjeshmërisë së brendshme për humbjen është dhe tregimi i mëposhtëm i një nëpunësi të kësaj administrate e cila vende – vende ka edhe ndonjë të ndershëm:
Njëri nga drejtuesit e lartë vendor , ndofta më i larti në hierakinë lokale, mblodhi në një takim të shkurtër besnikët e tij vartës dhe pasi u kërkon që të angazhohen fuqishëm në fushatë, të lënë çdo punë tjetër e të merren me të, ndalet pak dhe thotë: “Gjithçka mund të ndodhë, edhe mund të humbim, por ju kujdes dosjet, mos lini gjurmë në to, të jenë të pastra kur t’i dorëzoni”.
Në pamje të parë fjalët e titullarit vendor duken normale dhe duhen përshëndetur. Sipas fjalëve të tij , kur vjen humbja , fillon rotacioni i pushtetit dhe dokumentacioni duhet dorëzuar. Por brenda këtyre pak fjalëve është edhe pjesa e errët. Titullari porosit që të kenë kujdes dosjet e të mos lënë gjurmë në to.
Pyetjet që lindin natyrshëm janë shumë : Përse titullari porosit pikërisht për dosjet, për dokumetacionin e shkruar? Çfarë ka në ato dosje që duhen “ sterilizuar”?! Çfarë gjurmësh nuk duhen lënë?! Si duhen fshirë gjurmët mos ndofta duke vënë dorë mbi dokumentacionin?! Mos duhet zhdukur fare dokumentacioni implikues apo duhet tjetërsuar nëpërmjet korrigjimeve?! Mor po a thua që të kenë bërë gjëra të jashtëligjshme e t’i kenë shënuar në dosjet e tyre të punës?! A thua do të ketë nëpunës aq të guximshëm sa të fallsifikojnë dokumentacionin zyrtar?!
Shumëkush e kupton që shumëçka po shkon në zero. Gropa e hapur nga borxhet e deklaruara e të padeklaruara të kësaj qeverisjesje nuk ka të krahasuar me asnjë gropë tjetër. Privatizimi ka shtrirë kthetrat mbi gjithçka në tokë e nën të , në mal e në fushë , në det, kudo. Gjë pa shitur nuk ka mbetur përveç ajrit. Varfëria ka kapur për fyti këtë popull që meriton shumë, që meriton ta gëzojë e begatojë jetën e tij . Dhe kjo na duhet “ të pastrojmë dhe dosjet , të zhdukim dokumentacionin zyrtar”. Të fusësh thonjtë në dokumentacionin zyrtar, në atë dokumentacion që është protokolluar e nisur në shumë drejtime së pari është e vështirë dhe më pas është një vepër penale me sanksione të mirëpërcaktuara në Kodin Penal. Në këtë rast këshilla e titullarit konkret dhe e titullarëve të tjerë nuk duhet zbatuar, pasi penaliteti bie mbi atë që kryen krimin dhe jo mbi titullarin që jep një “ këshillë” verbale.
Email nga adresa: [email protected]
Po nuk vihet ne pushtet me fabula.Per te ardhur ne pushtet duhet te kishe kontribuar per vendin e jo duke minuar cdo gje.Deshirat e medha dhe mundesit jan shume larg o petrit.
Ashtu mendoj dhe un o ti Mark. Per te ardhur ne pushtet duhet te kishe kontribuar per vendin.. Duke vrare femije ne Gerdec, duke ekzekutuar fukarenj me duar ne xhepa ne Bulevardin e Tiranes. Duke mos ju bindur prokurorie, gjykatave ligjit. Duke rrenuar institucionet qe jane garante per jeten tende dhe timen (nese ti jeton ne Shqiperi) etj, etj. Goxha kontribute apo jo more Mark djali?