Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
PD njëlloj si PP. Dëgjuam zëdhënësen e PD-së se fabrika e tullave në Korçë nuk ka paguar detyrimet ndaj KESH-it dhe për këtë përgojonte deputetin z.Piro kur ai nuk ka asnjë aksion në atë fabrikë, pasi atje janë pronarë të tjerë persona. Pavarësisht se kanë të njëjtin mbiemër, secili ka familjen e vet dhe mban përgjegjësi për aktivitetin që zhvillon për familjen e vet. Vetëm në kohën e PP-së nëse shpallej një person armik dhe dënohej, edhe të gjithë ata që kishin të njëjtin mbiemër shikoheshin me një sy tjetër dhe survejoheshin, dhe jetonin nën terror. Tani jemi në demokraci dhe secili përgjigjet për aktivitetin e vet dhe nuk përgjigjet për të tretët, qofshin edhe vëlla apo motër që kanë familje më vete. Nuk ka pse të veprojë PD-ja njëlloj si PP-ja dhe as të përgojojë z.Piro dhe as të majtën, por të ndihmojë për të eliminuar katrahurën që la prapa në të gjitha fushat e jetës. Vetëm kështu justifikon votën që i dhanë zgjedhësit. Të fala nga Korça, Spiro.
