PD kallëzon në Gj. Administrative çmimin e biletës

Saimir Lleshi

Duke nisur prej ditës së sotme, biletat në autobusët urbanë në Tiranë kushtojnë 400 lekë të vjetra.

Megjithëse çmimi i naftës po pëson rënie, drejtuesit e linjave të transportit janë ankuar vazhdimisht se çmimi i mëparshëm nuk mbulonte kostot e shërbimit.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka depozituar sot një padi në Gjykatën Administrative kundër rritjes së çmimit të biletës.

Padia është bërë nga këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës./Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *