PD kapet me Alketën dhe Grabockën

Dita

Ka dy ditë që Partia Demokratike denoncon si të paligjshme dy vila të ndërtuara në Parkun e Liqenit Artificial. Jamarbër Malltezi thotë ato janë ngritur përpara rezidencës qeveritare të Presidentit të Republikës, në shkelje të 4 ligjeve, të planit rregullues të Tiranë dhe të vendimit të KRTRSH të vitit 2004 kur Artan Lame ishte sekretar.

Sipas PD-së këto vila janë në pronësi të një miku të ngushtë të Edi Ramës,
i cili po i ndërton kryeministrit vilën private në Surrel. Si përherë PD nuk thotë emra me stilin e zakonshem te shantazhit. Por disa
media kanë mësuar se bëhet fjalë për dy vila, që i përkasin regjisores Vera Grabocka dhe prezantueses Alketa Vejsiu. Këtë fakt e
preku edhe Berisha, në një nga 13 fjalimet e tij të së enjtes në parlament ku deklaroi se Rama po bën ndryshimin e vijës së liqenit
artificial në Tiranë. Shkak sipas tij, janë bërë pikërisht “vilat e njerëzve afër kryeministrit”.
Megjithatë as vjehrri dhe as dhëndri nuk përmendin emra. Komentuesit online shprehen se me këto akuza, PD nuk bën asgjë më shumë
se sa një denoncim për të kaluar radhën duke bërë punën si një opozitë gjysmake. PD-ja punë gjysmake? Shpifje…

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *