Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e protestës së studentëve të universiteteve private që kanë protestuar këto ditë.
Por, edhe pse kanë kërkuar interpelancë, deputetët e PD-së nuk janë paraqitur në orar në seancë.
Për këtë arsye, edhe pse kryeministri ka qenë prezent, kryeparlamentari Ilir Meta është detyruar që ta shtyjë interpelancën.
Meta ka thënë se PD kërkon nga Kuvendi që të jetë korrekt me oraret, por vetë deputetët e saj vijnë kur të duan nuk seancë.
Deputetët e PD-së, gjatë kësaj kohe kanë qenë duke mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar.
Pas përfundimit të mbledhjes, aty është marrë vendimi që seanca e sotme të bllokohet dhe të mos diskutohet asgjë tjetër, përveçse kërkesa e tyre për shkarkimin e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Keto qe po ndodhin ne parlament jane pasoja te akumulimit prej 6 muajsh te denoncimit te deputetit Doshi.
Loja per ta zgjidhur politikisht problemin e Doshit nuk ka funksionuar dhe pasojat jane evidente si ne parlament dhe ne jeten shoqerore te shqiptareve.
Opozita qe nuk dinte te bente opozite deri dje gjeti material nga vete mazhoranca me deputetet e radheve te saj.
Mazhorance perkedhelni Tahir-Didin, Beqaj, Nikollen, Meten, B.Shehaj, Spiropalin dhe G-99 dhe qeverine do e coni ne gremine.
Nga 23 qershori e ketej na duket sikur kemi qene ne enderr sepse qeveria asnjehere nuk ishte e majte dhe sociale per popullin.
Therrisni mendjes o rrota te majta.
Zoro! qenke vertet zorro.Ti nuk shikonme nga syte se çfare po behet.Ti shan te majtet qe ata as kane vrare as kan prer si idhulli yt Sali Berisha qe i ka te lyera duaret me gjakun e shqipetareve te pafajshem.Ju jini pisa qe na felliqet kombin.
Po pse more te PD, EDI i ka fajet qe ju i filluat si kurse kualifikimi per te rijnte dhe pas gjashte muajsh i kethyet ne universitete pa regjistra te pa regjistruar gjekundi vetem per ti rjepur nga xhepat .Dhe tani nene yshtjen e dikujt dhe me gjoja mbeshtetjen tuaj kerkojne te drejta te pa drejta keta GJOJA STUDENTA !!!???
Ata po te jene te zot le te konkurojne dhe te futen me tarifat e shkollimit tete tjereve.
Ju po tju vije keq ja u merrni leketatyre qe i genjyen dhe paguajini ,,,por mos mbroni PADREJTESINE se LATE NAM.
Pastaj jo vetem per ata por edhe per ceshtjen DOSHI ,populli paguan miliona per drejtesine …lereni te beje punen .APO ju jeni koka e simbolit te drejtesise dhe populli QORR tju mbeshtese ne IDETE tuaja te medha…..
Lereni qeverine …Lereni EDIN te punoje se populli pret vetem prej tyre …mos ju gennjehet mendja me ENDERRAT tuaja.
FILOZOFI POPULL JU PSIKOLOGJIS ….boll me BUDALLEQE se nuk i ha njeri ..
Na dashki te miren ju ….Ju po beni ate qe ASKUSH te mos guxoje te shkele ne token tone ,jo me te INVENSTOJE….Nderime miq!
Nje gje nuk arrij te kuptoj ne parlamentin tone: nese deputet kerkojne nje interpelance me kryeministrin (tema nuk ka rendesi, krahu politik po pa rendesi) perse bojkotojne seancen, se jane te indinjuar apo hajde se po bejme nje dite pushim me teper, po mbarojme punet tona. C’mbetet pastaj per administraten, pavarsisht se kush e drejton .Deri kur do shohim cdo te enjte keto debate boshe pa as edhe nje shprese per te ardhmen ton, apo duhet te vazhdojme te ngushellohemi me frazat “Shqipria nuk behet” ” Ku jetojme” apo te tjera si keto. Mos duhet ta kthejme njehere shigjeten nga vetja pasi jemi ne qe bejme keto zgjedhje , jemi ne qe qe zgjedhim ata qe te na perfaqesojne (pavarsisht krahut dhe bindjeve politike) me duket se jemi ne qe jua krijojme komoditetin deputeteve per te vjedhur kush per te vrare kush per te shpifur.