Rrëzohet kërkesa e PD për të vendosur veto për reformën në drejtësi

Bledar Lumani

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e rendit të ditës për seancën e sotme plenare.

Sipas PD-së, debati  në Kuvend duhet të fokusohet te situata e përmbytjeve.

Për këtë arsye, përpara nisjes së Kuvendit është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesën e PD.

Por, ajo është rrëzuar.

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar edhe kërkesën e Partisë Demokratike për të pasur të drejtën e vetos në Komisionin ad-hoc për Reformën në Drejtësi.

Partia Demokratike kishte kërkuar që Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi të kishte dy bashkëkryetarë, pozita dhe opozita të kenë numër të njëjtë anëtarësh, por vendimmarrja të merrej vetëm pas arritjes së konsensusit mes palëve, ku opozitës ti njihej e drejta e vetos.

Parlamenti pritet të shqytojë sot dekretin “Për propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”.

Pasi u miratua në Komisionin e Ekonomisë, Gent Sejko pritet që të zgjidhet guvernatori i ri seancën e sotme.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *