Parti Demokratike ndërmerr nismën për referendum për çështjen e plehrave. Vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, e komunikoi për mediat kreu i PD, Lulzim Basha.
Basha: Vendimi i parë për të dërguar kërkesën në Kuvend nga grupi parlametar i PD për një referendum me qëllim ndalimin e plotë të importit të plehrave. Konteksti në të cilin e kërkojmë këtë është konteksti ku vullneti popullor iu mohua me pretekstin se ligji do të anullohej. Ligji u anullua, referendumi i anullua si rezultat i anullimit të ligjit. Sot qytetarët nuk kanë zërin e tyre, zërin e tyre e ka zëvendësuar Edi Rama me një tufë mafiozësh të plehrave që duan të sjellin helmet këtu. E para është rikthimi i zërit të qytetarëve jo vetëm për çështjen e plehrave por çdo çështje tjetër. Në këtë referendum PD vjen me një propozim të qartë, zero import plehrash.
Basha: Rama pasi e drogoi Shqipërinë, kërkon dhe ta helmojë
Sipas Bashës, PD duhet t’u kthejë zërin qytetarëve të prerë në besë nga Edi Rama, që sipas tij pasi e drogoi Shqipërinë, tashmë kërkon dhe ta helmojë.
Basha: Kjo është një prerje në besë e qytetarëve shqiptarë të cilët marrë të drejtën për të vendosur ata, as kjo qeveri asnjë qeveri tjetër për çështjen e importit të plehrave. Shkelja e premtimit dhe rikthimi i importit të plehrave është një aferë mafioze korruptive. Është aleancë e Edi Ramës me mafian ndërkombëtare të plehrave për të sjellë helme në Shqipëri, nuk ndryshon aspak nga aleanca e tij me kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë me drogë. Drogoi Shqipërinë, tani nuk i mjafton kjo do të helmojë Shqipërinë.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook ai shkruan: “Tani që Luli kapi flamurin e luftës më rrezikun imagjinar kuptohet kollaj se në ç’kazan fshihet lepuri i rrenës për ligjin tonë mbi mbetjet”

Lulzim Basha origjinal si shala e kalit mbi kurrizin e gomarit.Sa ma shume ne krye te PD aq ma shume i pa krip behet ne politike i varferi.