PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Kurbin, si për kryetar bashkie, ashtu edhe për Këshillin Bashkiak.
Ajo kërkon përsëritjen e tyre.
Në kërkesën ankimore dorëzuar nga PD thuhet se ka pasur shkelje të ligjeve në masën që ka cënuar procesin zgjedhor.
“Shkeljet në këtë njësi zgjedhore kanë nisur më datë 20 qershor si pasojë e ndërhyrjes së paligjshme të KQZ në veprimtarinë e KZAZ nr 15 në kushtet kur kjo e fundit ishte në detyrë dhe në ushtrim të funksioneve të veta është penguar veprimtaria normale e saj, janë shkarkuar padrejtësisht brenda dy orësh 8 nga anëtarët e saj të propozuar nga opozita dhe si pasojë është deformuar rëndë procesi i administrimit të zgjedhjeve”- thuhet në kërkesën ankimore.
Sipas PD ky ky deformim ka sjellë pasoja të rënda dhe ka ndikuar haptazi në një sërë hallkash të tjera të procesit të administrimit zgjedhor në nivelet e tjera, duke i shtuar paligjshmëri çdo hapi të procesit të votimit dhe numërimit.
Ndërkaq Bujar Fezga, kandidat i pavarur për bashkinë e Këlcyrës që u mbështet nga opozita kërkon shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve në dy qendra votimi të KZAZ 75, si dhe ndryshimin e talebës përmbledhëse të rezultatit për zgjedhjen e kreut të bashkisë Këlcyrës duke përfshirë edhe rezultatin e dalë nga numërimi dhe rivlerësimi i votave të pavlefshme dhe të kontestuara në disa qendra votimi.
Kandidati Fezga ka dorëzuar kallëzim edhe Prokurori për këto shkelje.
Tani nuk ka me cfare te merret PD- dhe kerkon budallalleqe,sikur ndryshimi i rezultatit ne Kurbin do ta ringrinte edhe nje here ne nivelet qe ka patur dikur.Pastaj Kurbini i dhemb sepse e ka patur baze gjithmone,dhe renia e kesaj kalaje tregon se ushtria e PD-se eshte shtrhurur keq.Komandanti ka marre dylbite e sheh nga larg betejat qe i hartoi vete,por i la te humben,me dashje.Simpatizantet jane te coroditur se nuk po gjejne dot rrugen nga duhet te ecin e si duhet te ndryshoje situata…Kur gabimet i kerkon gjithmone te te tjeret keshtu perfundon rezultati,sepse nuk punon qe te ndrreqesh gabimet qe eshte normale te behen nga kushdo.”Mendja e madhe e keqja e te zot!” thote nje shprehje popullore.Edhe kur humben per kushtetuten ne vend qe te nxirrnin mesime,Berisha thoshte se :-ne fituam,40% eshte lokomotiva”-kurse vagonat e shkrete moren drejtimin se lokomotiva nuk kishte burim energjie per te ecur para.Keshtu PD shkon analitikisht drejt shuarjes,ose uzurpimit per qellime meskine te nje klani familjar.Simpatizantet le te shohin se si pasurohen perdite berishajt e malltezet!Ashtu u pelqen!Model Bathore qe u pelqen Mziu.Epo mendje i thone ,edhe lajthit!