Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar në selinë blu për të diskutuar në lidhje me Reformën Territoriale, Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese.
Mësohet se PD-ja më në krye Lulzim Bashën ka vendosur që të kërkojë sërish që politikanët t’i nënshtrohen procesit të Vettingut njësoj si strukturat e drejtësisë.
Të mërkurën në Kuvend, Partia Demokratike do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese, Reformës territoriale dhe asaj zgjedhore.
Kërkesa për Vettingun e politikanëve do të dorëzohet gjithashtu të mërkurën në Kuvendin e Shqipërisë.
j.l./ dita
